Dua të filloj kopshtin.. nga t'ja nis?


Hapi i parë themelor për të mësuar si behet kopshti i perimeve është me siguri përgatitja e tokës. Periudha më produktive është padyshim pranvera, kur ka më shumë kultura për t'u mbjellë, por përgatitja e tokës ne fakt duhet të bëhet në fillim të periudhës së dimrit . Toka punohet, plehërohet dhe lihet të pushoje qe të jetë gati në pranverë.
Nese jeni duke kërkuar informacion se si bëhet kopshti me shume mundesi që nuk jeni shumë praktike në përgatitjen e tokës. Prandaj ju rekomandojme disa masa paraprake për të shmangur ndonje dëmtim te mundshem apo lodhje te tepruar.
Së pari, merreni shtruar, se toka nuk leviz nga vendi 😀 Kjo do të shmangë ndonje dhimbje kurrizi. Te punosh bahcen është dicka vertet e shendetshme, sepse ka lëvizje fizike, por nese nuk jeni stervitur me pune fizike eshte mire qe ta merrni shtruar.
Përdorimi i dorezave mbrojtëse do të evitoje krijimin e flluskave në duar ndersa punoni terrenin me veglat qe do te shohim me poshte.
Nëse toka është shumë e lagësht, eshte mire qe ta lini te kulloje per ca dite.

Veglat e nevojshme:  (te gjitha fotot hapen dhe zmadhohen nese i shtypni)

- Bel
Beli eshte vegla e pare qe do te perdoret dhe sherben per te punuar (lëruar) token, fig. poshte
Beli mund te zevendesohet edhe me bel-sfurk dhe shkakton me pak lodhje fizike. Fig poshte
 

- Kazma
Eshte vegla e dyte baze pas belit dhe perdoret per copetimin/thermimin e plisave te dheut qe ngelin pas punimit me bel.
Gjithashtu perdoret per te prere barishtet edhe prashitur zonen rreth bimeve pasi keto te jene rritur se paku rreth 10-15 cm. 
Me kazmen mund te hapni edhe rreshtat qe ju ndihmojne per te mbajtur drejtimin kur te mbillni.
   
Ne vend te kazmes shpesh mund te perdorni edhe sfurkun e perthyer per te prashitur/ajrosur terrenin.


- Kreheri
Sherben per te niveluar dheun e shkriftuar me pare me kazme apo per te eliminar guret e barishtet, duke e pergatitur keshtu perfundimisht per mbjellje.
     




Pasi te keni siguruar veglat, mund ti kushtoheni përgatitjes se tokës duke ndjekur këto këshilla:
  1. Lëroni tokenMe ndihmen e belit ose sfurkut bel, punojeni deri ne 20-30 centimetra thellesi, duke e kthyer te gjithë tokën e dedikuar kopshtit, shkulni rrënjët e barërave të këqija për të shmangur qe këto të rriten përsëri në pranverë e tju pushtojne token edhe te thithin ushqimin e kulturave tuaja. Gjithashtu eliminoni sa më shumë gurë, në mënyrë që tju lehtësoje punimin e tokës edhe per me vone.
  2. Shkriftojeni.  Nëse toka është shumë argjilore, duhet te pasurohet me lende ushqyese me pleh stallor. Për kopshtin më i miri eshte plehu i kalit, i lopes dhe i pulave. Kini parasysh se sa me shume plehu te qendroje i zbuluar aq me shume azot humbet, pra kjo substancë nuk do të shkojë në tokë për bimët tuaja, kjo do te thote qe plehu duhet te hidhet para se toka te punohet qe te mund te shkoje poshte e te perzihet. Pra, me i miri eshte plehu organik.
  3. Therrmojeni token . Kjo do te thote qe plisat që janë krijuar gjate punimit me bel duhet te copetohen me kazme. Nivelimi me ane te kreherit do t'ju lehtesoje punimet e ardhshme.
Pas ketyre përgatitjeve të tokës së kopshtit ajo ka nevojë për të pushuar, duke lejuar qe plehu te mund te amalgamohet me  të.

Pune te mbare

Nessun commento:

Posta un commento