Shtatë pikaloshja, insekti i dobishëm në kopshtin biologjik
E famshmja dhe e bukura Nuse pashke, Mollëkuqja, Buburricka apo 7 pikaloshja.. Me cilin emër e njihni?
Me shume bindje mund te themi se deri tani shumica prej nesh nuk kane pasur me te voglen ide mbi vleren e kesaj miresie te natyres.
Mollëkuqet, Coccinellidae, janë një familje e madhe e insekteve që i përkasin rendit Coleoptera.
Ne kete artikull do ti kushtojme ketij insekti te bukur një studim të veçantë, pasi ajo është një nga insektet më të dobishme në kopshtin tone organik .
Në natyrë, për fat të mirë, nuk egzistojnë vetem insekte parazite që shkaktojnë dëme në kulturat tona, por edhe insektet te dobishme. Nder ta, mbi të gjithe, mollekuqet meritojnë vemendje te vecante.
Këta brumbuj të vegjel në ciklin e tyre normal biologjik mbrojne bimët tona nga insektet problematikë.
Le ti njohim pak me mire..
Nje tjeter argument i rendesishem eshte si te mund ti terheqim ne kopshtin tone biologjik, duke kerkuar sa me shume te jete e mundur shumezimin e tyre.
Ketu duhet pasur parasysh qe, vetem kush praktikon bujqesine organike mund te shohe me interes mollekuqet. Perdorimi i pesticideve kimike ne fakt shkaterron gjithe ekosistemin dhe kush i perdor nuk mund te prese ndihmen e insekteve te dobishme.
Mollekuqja eshte e perhapur ne gjithe boten dhe jane mbi 6000 specie te ndryshme. Ne anglisht quhet Ladybug, mbase per cilesite e saj pozitive. Prezenca e saj eshte shpesh e shoqeruar idese se kopshtit biologjik.
Ka forme gjysmesferike e dimensione variuese, ne varesi te species nga 2-7mm gjatesi, rralle deri 1 cm.
Mollekuqet jane predatore te jashtzakonshme. Ushqehen me insekte parazitare te kulturave dhe ajo qe i karakterizon eshte specializimi ne menyre ekstreme.
Ka specie qe ushqehen vetem me afide, te tjera me cocciniglie,te tjera me merimanga etj.
Prandaj mollekuqet jane insekte te dobishem dhe shume themelore ne luften biologjike, keshtu qe duhen mbrojtur e ruajtur duke evituar perdorimin e pesticideve kimike te cilat i shfarosin ato.
Nje nga speciet me te njohura eshte Shtate Pikaloshja (Coccinella Septempunctat) e zakonshme, e kuqe me 7 pika te zeza. Eshte shume aktive gjate pranveres, ushqehet me afide dhe mund te eliminoje deri ne 100 te tille ne dite.
Per detaje te specieve dhe karakteristikat e tyre do te ndalemi me shume heres tjeter.
Duke konkluduar mund te themi se eshte e mahnitshme kur shohim e kuptojme se si funksionon Natyra, mbron dhe ruan vetveten ne gjithe ekosistemin e saj, ndersa ne e shkaterrojme duke shfarosur pjese te sistemit te saj e pastaj mundohemi te riparojme duke perdorur helme vdekjeprures.
Le te mesojme prej Natyres e te bashkveprojme me te, e jo kunder saj.
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento