Shumica e fermerëve dhe e fshatarëve fatkeqësisht nuk praktikojnë ose nuk e kanë fare idenë e riprodhimit të farave, si dhe pse duhet bërë, cilat janë arsyet dhe benefitet e riprodhimit të farave, por gjejnë rrugën më të shkurtër duke i blerë farat dhe shpesh pa njohur prejardhjen e tyre, ose më keq akoma blejnë fidanë të gatshëm. Artikullin e ardhshëm do të ndalemi pikërisht mbi këtë temë mjaft të rëndësishme jo vetëm për fermerin por mbi të gjitha për konsumatorin dhe banorin e planetit Tokë.
Gjithsesi, për ata që kanë sadopak dëshirë të vetëprodhojnë farat e tyre sot do të shohim në lidhje me domaten, më të bukurën dhe dëshiruarën e perimeve, pasi është momenti i duhur. Proceset e riprodhimit dhe ruajtjes të saj janë fare të thjeshtë, por që duhen respektuar.
1. Zgjedhja
Fruti prej të cilit do të merren farat duhet të zgjidhet prej bimës më të fortë dhe të shëndetshme, pa sëmundje. Momenti i këputjes duhet ta ketë kaluar fazën e pjekjes për konsum normal, pra duhet të jetë i tejpjekur. Fruti i farave duhet të merret prej pjesëve më të poshtme të bimës, kati i parë.
2. Marrja e farave
Në fotot më poshtë ilustrohet se si domatja (këtu kemi varietetin dardhëz) pritet, shtrydhet në mënyrë që lëngu dhe farat të derdhen në enën që kemi në dispozicion, ku edhe do të rrinë për 3 ditë në një ambjent normal dhe larg dritës së diellit.
3. Pastrimi
Pas 3 ditësh do të vërejmë se në sipërfaqe do të jetë krijuar pak myk, kjo është normale dhe eviton transmetimin e ndonjë sëmundje të mundshme nëpërmjet farave tek bimët e reja. Farat shpëlahen me ujë të rrjedhshëm derisa të jetë eliminuar masa xhelatinoze.
4. Tharja
Farat e lara fërkohen e fshihen me letër thithëse apo copë të përshtatshme dhe lihen të thahen për 4-5 ditë në ambjent të ajrosur dhe larg dritës së diellit.
5. Ruajtja
Pasi janë tharë farat mund të futen në një zarf letre mbi të cilin mund të shkruani vitin e prodhimit dhe varietetin. Vendosini në një vend të ajrosur, pa lagështirë dhe pa dritë.
Farat e domates ruajnë fuqinë mbirëse për 4-5 vjet.
Tani që mësuat si përftohen këto fara, nuk keni më nevojë të bleni fidanë tek kopshtari.
Farat e bimëve janë pasuritë më të mëdha që gjenden mbi tokë, vlerësojini dhe ua transmetoni edhe të tjerëve, sidomos fëmijëve tuaj.
Grackat kromotropike ne kopshtin familjar
Cfare jane grackat kromotropike?
Ne bujqesine organike tashme eshte i perhapur prej kohesh perdorimi i ketyre krackave. Thjesht behet fjale per lloje te vecanta fletesh apo panelesh te plastifikuara mbi te cilet eshte aplikuar nje ngjites special. Ne kete menyre fletet e ngjyrosura terheqin insektin e demshem i cili ngel i ngjitur mbi siperfaqe.
Fale ketij kurthi, mund te shohim c'lloj insektesh gjenden ne zonen tone, sasine e tyre, edhe pastaj ti luftojme ne formen e duhur.
Perdorimi i grackave eviton aplikimin e substancave toksike (insekticidet) ne ambjent dhe mbi vegjetacionin e bimeve qe do te na duhet te mbrojme. Bashke me metodat e tjera mbrojtese si tretesirat natyrale (hithra, bishtkali, fieri, hudhra), bacillus thuringiensis, sapuni i marsejes, vaji i neem, grackat kromotropike rrisin ne menyre sinergjike efikasitetin e tyre.
Ngjyrat e fleteve gracka
Ne natyre eshte e lehte te dallosh se si insektet jane te terhequr me shume nga disa tonalitete ngjyrash se disa te tjera. Nga eksperimentet e kryera eshte evidentuar se ngjyrat me te mira per grackat jane e verdha dhe bluja.
Disa lloje insektesh qe ato terheqin jane:
miza e bardhe, miza e ullirit, afidet, flutura e qershise, fluturat e zakonshme, minatoret e gjetheve etj.
Kujdesu per shendetin tend, te femijeve, dhe ambjentin qe na rrethon e ne te cilin jetojme e duhet te thithim ajer cdo dite, perdor grackat kromotropike ne bahcen tende dhe JO INSEKTICIDE!
Hithra, nje antiparazitar natyral
Nder insekticidet natyrale, nje nga me te rendesishmit per kopshtin familjar eshte tretesira e hithres, pasi qe jo vetem eshte plotesisht nje preparat biologjik por edhe mund te jete i veteprodhuar shume thjeshte dhe me nje kursim te madh ekonomik ne krahasim me insekticidet qe gjenden ne treg.
Hithra eshte nje bime spontane shume e perhapur e prandaj eshte nje perberes gjithmone i disponueshem per te pregatitur nje antiparazitar natyral dhe ekonomik
Pergatitja e tretesires
Pergatitja eshte e thjeshte; bimet priten ne baze (rrenjet nuk sherbejne) dhe lihen te zhytura ne nje ene me uje per 12 ore, pastaj uji i cili ka marre substancen djegese te hithres filtrohet dhe sperkatet mbi bimet e kopshtit te cilat na interesojne.
Ne nje artikull te mevonshem do te shohim se si hithra mund te na sherbeje si nje ushqim gjethor per bimet e kopshtit.
Falemnderit Natyres qe ka te gjitha zgjidhjet. 👌
10 keshilla për të pasur sukses me bahçen
Dëshironi të filloni një kopsht perimesh, por trembeni të bëni diçka të gabuar?
Ke frike te humbasesh mund e kohë pa qenë në gjendje të marrësh dicka të mirë nga kulturat e tua fillestare të tokës, të mos mund të marrësh perimet e frutat qe deshiroje?
Mos u shqetëso shumë, kopshti kërkon përkushtim dhe këmbëngulje, pak durim, por kjo nuk është aspak e vështirë.
Ka gabime që duhet të shmangen, por me disa këshilla prej atyre qe kane me shume përvojë mund të bëhet një objektiv i mundshem, për të ngrënë ushqime të shëndetshme te rritura nga vete duart e tua.
1 - Fillo me pak dhe ate qe te pelqen te hash
Shpesh, herët e para bëhet gabimi i mbjelljes së gjithë farave që kemi në dispozicion, ndërsa do të ishte mirë që vitin e parë të mbjelleshin dy ose tre gjëra e me pas te shtoheshin pak e nga pak. Mbjellja vetëm e asaj që te pëlqen të hash është një rregull themelor.
2 - Mbill kur eshte momenti i duhur
Është e rëndësishme që të ndiqet një kalendar mbjellje, sepse në qoftë se ne mbjellim shumë shpejt mund të kemi probleme me ngricat, dhe nese mbjellim tepër vonë mund te mos piqen.
Ndiqni një program të bazuar në zonen në të cilën jetoni dhe kërkoni ndihmë prej atyre qe kultivojne prej vitesh, është e rëndësishme të dish se kur duhet mbjellë çdo gjë.
3 - Mbill ate cfare rritet ne zonen tende
Ka bimë që rriten në rajonet e ngrohta dhe të tjera që preferojnë klimat e fresketa.
Me siguri ju tashmë e dini cilat janë ato që rriten me mirë në zonën tuaj, sepse mund ti shihni cdo dite, gjithsesi, gjithmonë pyesni dikë që është më i ditur se ju në lidhje me varietetet lokale që i pershtaten me mirë zones dhe japin rezultatet më të mira.
4 - Kujdes ujitjen
Asnjëherë mos e përmbytni tokën, as shumë dhe as pak ujë. Ujitja duhet te behet në orët e para të mengjesit ose ato te vona te mbremjes, në mënyrë që uji te mos avulloje shpejt dhe toka te mund ta thithë. Shmangni ujitjen ne ditët e vrenjtura edhe të ftohta.
5 - Pleherimi Natyral
Kerkoni gjithmone plehun stallor ose plehra të tjerë të ngjashem, të cilat janë më të mirat për lëndet ushqyesve që ato përmbajnë dhe për furnizimin e tyre natyror që i japin tokës.
6 - Kontrollo parazitet
Mbani gjithmonë nën kontroll parazitët.
Përdorni bimë aromatike, të cilat janë mënyra më e mirë natyrale për të mbajtur larg insektet e demshem nga perimet.
7 - Mbaj token e shendetshme
Një tokë e shëndetshme nuk ka probleme me parazitet e semundjet dhe gjithmonë jep të korra të mira, kështu që është e rëndësishme të ndiqen të gjitha këshillat e nevojshme. Edhe me pleherimin nuk duhet tepruar duke menduar se sa me shume te perdoret me mirë eshte, si në të gjitha gjërat është e rëndësishme të mbahet nje terren i balancuar.
Terreni gjithashtu duhet te jete gjithmone i ajrosur, prandaj here pas here do te na duhet ta shkriftojme me veglat e pershtatshme (psh kazma) por pa demtuar rrenjet e bimeve.
8 - Puno me diellin
Ekspozimi ne diell i kopshtit është thelbësor për shumë lloje të perimeve. Nuk mund të rriten domate ose patëllxhane në një pozicion që merr rreze dielli për shumë pak orë të ditës, ne nje vend të tille mund te zgjedhim te mbjellim perime të tjera më të përshtatshme që rriten në gjysmë-hije (spinaq, hudhër, qepë, sallate, etj).
Pra, para fillimit të çdo kultivimi, duhet të sigurohemi se sa orë me diell ne dite do te gëzoje vendi në të cilin do të kultivohet.
9 - Praktiko mbulesen
Mbulesa është nje praktike e përdorur në kopshtari dhe bujqësi e cila i referohet një mbulese mbrojtëse për tokën, dhe mund të bëhet me materiale natyrale si psh byku ose bari ti thate, ose artificiale (si plasmasi i zi tek luleshtrydhet psh). Qëllimi është që të ruaje nje ekuiliber edhe për të shmangur luhatjet e temperaturës, për të mbajtur lagështine e nevojshme gjate muajve me te nxehte dhe për të frenuar rritjen e barërave te këqija.
10 - Ruaj distancen ndërmjet bimëve
Kur ju mbillni diçka, duhet të parashikoni dimensionet qe ato mund te kene gjate fazave të zhvillimit të tyre. Bimet nuk mund të qëndrojë shumë ngjitur me njëra-tjetren, me qellim që të kenë ventilim të mjaftueshem edhe te evitohet konkurrenca për ujë, dritë e lëndë ushqyese.
Me krahë të lehta! 😉
Kultivimi i domates në bahçe. Çfarë duhet të dimë për mbretëreshën e perimeve.
Domatja eshte me siguri perimja e cila na pelqen me shume te kultivojme ne kopshtin familjar, bime e cila na ofron vjelje gjate gjithe veres.
Terreni dhe klima e pershtatshme
Domatet kane nevoje per nxehtesi dhe diell, kushte te domosdoshme qe mundesojne nje kultivim te mbare. I pershtaten tipeve te ndryshme te terrenit, nese jane pergatitur sic duhet: pozicionimi ne nje zone te ekspozuar mire ndaj diellit, terreni i punuar, ajrosur dhe i pasuruar me lende ushqyese, mundesisht me pleh stallor te maturuar dhe perzier ne terren ne periudhen vjeshte-dimer per te qene gati per mbjelljen e pranveres. Domatja eshte nje bime mjaft kerkuese, prandaj nje pleherim i tille baze do te ishte hapi i pare per te pasur bime te shendetshme dhe produktive.
Mbjellja
Zakonisht domatet mbillen ne serra te vogla (farishte) ne Shkurt - Mars ne kontenitore me vrima ose gota te madhesie te pershtatshme per rritjen dhe pregatitjen e tyre per ti mbjelle me pas ne terren. Pasi kontenitoret mbushen me dheun perkates futen farat (2 per gote) ne nje thellesi jo me shume se 0,5 cm dhe mbulohen me nje shtrese te holle dherishteje e me pas ujiten me kujdes pa shkaktuar spostimin e farave.
Kontenitoret vendosen ne nje ambient me temperature 20-25 °C dhe pas rreth 7-10 ditesh do te shohim farat e mbira. Gjate ketyre diteve nevojitet ujitja nese dherishtja rezulton pa lageshtiren e nevojshme. Kur bimet kane arritur 5-8cm eliminohet nje prej tyre edhe lihet nje per cdo gote, ajo me e fuqishmja dhe e shendetshmja.
Trapianti
Kur bimet e reja kane arritur nje gjatesi 15-20cm eshte momenti i duhur per ti mbjelle ne terren. Temperaturat duhet te jene stabilizuar edhe te mos zbresin nen 12 °C edhe gjate nates, pra gjate periudhes Prill-Maj. Bimet mbillen ne distance 50cm njera nga tjetra gjate rreshtit dhe 70-80cm ndermjet rreshtave. Kubiku i dheut vendoset ne nivel me terrenin, ngjishet lehtesisht e me pas vaditet per te mundesuar zenien e tyre.
Vaditja, mbeshtetja, krasitja
Domatet kane nevoje per pak kujdesje por qe jane themelore; vaditja duhet kryer ne menyre te rregullt, ne baze edhe te temperaturave, duke e rritur frekuencen grate muajve me te nxehte.
Per te favorizuar shendetin e bimes dhe prodhimin e frutave nevojitet eliminimi i sqetulloreve.
Pas trapiantit aplikohet mbeshtetja e bimeve sipas metodes se preferuar, me fije ose kallama.
Pleherimi
Mund te praktikohet edhe gjate fazave te rritjes, sidomos kur terreni eshte shume i varfer. Rekomandojme gjithmone plehera organike me prejardhje shtazore ose bimore, por asnjehere kimike.
Vjelja
Frytet e para do te piqen rreth dy muaj pas trapiantit, nje moment i cili do t'ju gezoje zemren ndersa thoni: "e kam bërë me duart e mia.. "
Iscriviti a:
Post (Atom)