Bizelja eshte nje perime qe e shperblen kultivuesin me prodhim e kenaqesi pa kerkuar shume kohe e energji. Ashtu si per gjithe kulturat e tjera hapi i pare drejt suksesit eshte mbjellja ne menyren e duhur. Nuk ka asgje te vecante apo te veshtire, por per fillestaret pak informacion eshte gjithmone i vlefshem, prandaj duke ndjekur keto keshilla do te mund te mbillni e keni rezultat pa ndonje veshtiresi.
Karakteristika
Bizelja (Pisum sativum) eshte kultivuar nga njeriu prej mijera vitesh, ajo eshte nje bishtajore me cikel kultivimi nje sezonal (vjetor).
Ndahet ne varietete te ndryshme persa i perket dimensioneve, te uleta, te mesme, dhe te larta (kacavjerrese).
Kane kercell te holle dhe mund te arrijne ne lartesi deri ne 3m. Lulet jane pergjithesisht te bardha, por ka edhe varietete te rralla me ngjyra. Ato formojne bishtajat qe do te permbajne rreth 10 fara te cilat do te jene edhe fruti i ngrenshem.
Periudha
Bizelet mbillen ne vjeshte ne tetor-nentor ose ne prag pranvere nga fundi i shkurtit deri ne prill. Kini parasysh klimen e zones ne te cilen ndodheni dhe sigurohuni qe temperaturat jane jo me poshte se 5° C.
Mbjellja
Punojeni token si zakonisht me nje thellesi rreth 30cm. Normalisht bizelja si gjithe leguminozet e tjera me shume i jep terrenit sesa i merr, prandaj nuk eshte nevoja per ndonje pleherim teper te bollshem si ne rastin e domateve, trangujve etj. Pasi te keni therrmuar plisat e dheut hapni rreshta te ceket duke ditur qe thellesia e duhur per farat eshte rreth 3cm. Distanca e bimeve duhet te jete 3-5 cm nga njera tjetra dhe rreth 80cm rreshtat nga njeri tjetri. Vaditni rreshtat pas mbjelljes duke e mbajtur terrenin te lagesht (jo teper) ne menyre konstante deri ne mbirje (rreth 2 jave).
Rritja
Nese varieteti qe keni zgjedhur eshte i gjate duhet te siguroni mbeshtetes per bimet, si psh shtylla ndermjet te clave duhet te kaloje nje rrjete e posacme ku do te mund te kapen bimet.
Bizelja nuk e pranon thatesiren, prandaj duhet mbajtur e vaditur sa here eshte e nevojshme.
Prodhimi
Do te mund te vilni bishtajat e para pas 2 muajsh, po, kaq shpejt.. 😀
Sic e shihni nuk ka nevoje per ndonje sherbim te vecante, te lodhshem apo te veshtire, prandaj nese kurre nuk i ke mbjelle pse te mos fillosh tani?
Duke shpresuar qe kemi dhene nje mini guide te mjaftueshme ju urojme pune te mbare.
Nessun commento:
Posta un commento