Bahçja në qershor

Nje proverb thote:
"nese nuk djersit ne qershor, buka e vera do te mungojne"

Kete muaj kultivimi i kopshtit eshte vertet i kenaqshem dhe relaksues. Pas shirave te pranveres me ne fund kemi mundesine te kalojme me shume kohe, deri edhe ne mbremje vone, kjo si pasoje e zgjatjes se dites. Vapa akoma nuk ka filluar te jete shume bezdisese si ne korrik, prandaj keto dite duhen shfrytezuar.
Perimet tuaja tani shtohen dita dites dhe mund te vilni jo vetem sallate apo spinaq si ne muajt e kaluar por edhe kungulleshkat, domatet apo trangujt. E dime shume mire qe i keni pritur me padurim dhe frytet e para do te jene edhe nje shtyse per mbjelljet apo trapiantet e ketij muaji.
Me rritjen e ndjeshme te temperaturave do te jete e nevojshme qe ujitjet te jene me frekuente dhe per ju qe keni pak pervoje ju kujtojme qe ato te kryhen pasdite vone ose ne mengjes heret.
Do t'ju duhet edhe te prashitni pasi normalisht pas shirave toka ka tendencen te krijoje nje kore siperfaqesore e cila pengon ajrosjen e terrenit dhe sistemit rrenjor te bimeve, gjithashtu nevojitet edhe eliminimi i barishteve "te keqia". Disa bime mund te kene nevoje per mbathje ose disa per mbeshtetje ose lidhje, pra kete muaj nuk mund te ankoheni se nuk keni me c'te merreni  😀 do te jeni thuajse gjithmone te zene.




Mbjelljet me fara:
Kungull-eshka, rukola, rrepa, majdanoz, presha, sallata, fasule, qepe, tranguj, lakra, karrota, pazì, panxhar, borzilok, selinò, kardo.

Trapiantet e fidaneve:
Tranguj, domate, patellxhane, speca, kardo, presha, kunguj, pazì, pjeper, shalqi, bamje, borzilok ose te tjera aromatike, ndonje varietet luleshtrydheje ose riprodhimi nepermjet lastareve te bimeve qe keni.

Urojme qe te keni prodhime te mbara  🙏

Nessun commento:

Posta un commento