10 arsye të mira për të kultivuar një bahçe familjare



Të bësh një kopsht është vërtetuar që ka vlera terapeutike për gjithë organizmin, ka efekte relaksuese, zbavitëse, ndihmon në djegien e kalorive etj.
Është e dobishme të qëndrosh i lidhur ngushtë me natyrën, të punosh bahçen, edhe në hapësira të vogla ose në vazo ndihmon në çlirimin e stresit në jetën e përditshme.

Le të shohim disa arsye të cilat do të të nxisin të fillosh një kopsht në shtëpinë tënde nëse akoma nuk e ke filluar.

1 - Ruajtja e mjedisit
Sipas disa studimeve, stili i sotëm modern i ushqyerjes i cili bazohet tek bujqësia intensive dhe me një konsum tepër të lartë të mishit kërkon jo pak por rreth 3500 m2 tokë për person.
Nëse ne të gjithë do të ndiqnim një stil yshqyerje më të ekuilibruar që përmban fruta e perime të stinës, atëherë do të nevojiteshin vetëm 1500 m2 për person, pra shumë sipërfaqe toke do të ishte e lirë, e pashfrytëzuar, e pangarkuar, e pandotur dhe si pasojë në kushte më të mira natyrale dhe më e pastër, e bashkë me të edhe ajri që ne thithim.

2 - Evitimi i pesticideve
Kopshti biologjik në ambjentet e shtëpisë ofron prodhime të pastra e me kualitet, që nuk përmbajnë mbetje toksike e na ndihmojnë të mbajmë larg shumë patologji, disa edhe mjaft të rënda e të cilave u jemi shënjestër për gjithë jetën për shkak të kultivimit tradicional që lejon përdorimin e pesticideve.

3 - Të hash shëndetshëm
Ashtu si pika e përparme, kur ke nje kopsht tëndin ose një ballkon ku mund të mbjellësh e të zgjatesh dorën për të vjelë atë çka ke mbjellë me kujdes të ndihmon të ruash cilësinë e ushqimeve që do konsumosh për vete dhe fëmijët.

4 - Të ndihmon të gjesh optimizmin
Të gjithëve u rastisin periudha të vështira apo mbingarkuara, por falë kopshtit mund të gjesh besim e forca në vetvete. Të duket e cuditshme, por të shohësh të rritet dicka që ke mbjellë e kultivuar të dhuron një kënaqësi të pabarabartë, të rrit vetvlerësimin e të largon mendime negative. Besojmë se do të na japësh të drejtë pasi të kesh gjetur efektin antistres ☺


5 - Konsumimi i ushqimit të stinës
E dimë që në supermarkete gjejmë shpesh prodhime jashtë sezonit, si ato të kultivuara në serra teknologjike të cilat kërkojnë konsum të lartë energjitik edhe rrisin emisionin e dioksidit të karbonit në atmosferë, edhe kjo shkakton ndotje ambjentale. Pra, produktet e km zero eliminojnë ose reduktojnë këtë problem.
Por jo vetëm aq, të konsumosh prodhime të cilat ndjekin ritme stinore natyrale është dicka krejt tjetër, këtë do ta vërtetosh me kalimin e kohës, por për të të dhënë një ide të vogël mund të marrim një shembull: falë serrave që përmendëm më sipër ne sot mund të konsumojmë shalqi edhe në dhjetor apo cdo muaj tjetër, por po të dëgjojmë pak shqisën tonë të të ndijuarit do e kuptojmë se shalqini nuk është aq i dashur si në verë. Në këtë rast nuk luan rol kualiteti por nevojat tona trupore të cilat nuk janë të njëjtat në cdo stinë, fare e thjeshtë për ta kuptuar, në verë kemi nevojë për më shumë lëngje kurse në dimër për më shumë yndyrna. Pse kërkojmë me doemos të hamë në dimër ato që rriten në verë? Duhet të ketë një arsye pse disa lloje fruta perimesh rriten në verë e disa në dimër.

6 - Redukton kostot
Kjo është e lidhur me pikën precedente, pra kostoja e lartë e prodhimit në serra jashtë sezonit ka si pasojë edhe rritjen e cmimeve në tregje, prandaj domatet për vit të ri i gjejmë me 300 lek/kg.

7 - I dobishëm dhe i këndshëm
Kopshti shërben të kesh gjithmonë në tavolinë ushqime të freskëta, ndihmon në largimin e stresit e të lejon të argëtohesh. Gjithashtu, një kopsht i mbajtur mirë shërben për të zbukuruar ambjentet e shtëpisë, tarracën apo ballkonin duke dhuruar një shpërthim ngjyrash (sidomos në pranverë) të kënaqshëm për sytë e duke parfumuar në formën më të mundshme natyrale.




8 - Të kënaq kuriozitetin
Karrotat vishnje, domatet blu, patëllxhanë të bardhë etj. janë perime pak të njohura e që rrallë gjenden në treg, por që ne mund të provojme ti kultivojmë duke gjallëruar kuriozitetin tonë.

9 - Krijon shoqëri
Shpesh me praktikën e kultivimit është e nevojshme të bëhen pyetje apo shkëmbehen këshilla me të tjerë fillestarë ose ekspertë, duke kërkuar sugjerime e metoda për të pasur rezultate më të mira, ose për të gjetur farat e atyre perimeve që na mungojnë. Pra, bahçja jo vetëm ruan lidhjet në familje por edhe krijon të reja ne shoqëri.


10 - Ruajtja e biodiversitetit
Bahçja familjare luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe mbrojtjen e biodiversitetit.
Lloje të shumta frutash, perimesh, bimësh aromatike apo medicinale vazhdojnë të egzistojne si rezultat i një pune të mirë prej shumë fermerësh në vite e shekuj nga e gjithë bota. Për ta kuptuar sadopak vlerën e shumëllojshmërisë kujto pse para 20 vitesh hanim aq shpesh fasule?  😊



Mendojmë se këto janë disa motive vërtetë të vlefshme dhe shpresojmë që t'ju kenë ndihmuar e inkurajuar që të bëni më të mirën.


























Nessun commento:

Posta un commento