Duke shpresuar qe keni kaluar mire me festat dhe jeni duke menduar per kopshtin tuaj, ja ku jemi duke rifilluar e duke ju kujtuar se pari se te veteprodhosh ushqimin e perditshem eshte nje nder gjerat me te rendesishme pasi me shendetin nuk mund te luhet dhe prandaj ajo cfare konsumojme luan nje rol kyç.
Janari eshte muaji ne te cilin mbase dedikohen me pak ore se zakonisht ne kopsht per faktin se temperatura, ngricat, shirat apo bora nuk i mundesojne punimet ne te, prandaj mundemi akoma ti kenaqemi zjarrit bubulak ne shtepi.. 😊
Gjithsesi, nese nuk kemi shume pune fizike kjo nuk do te thote se nuk ka asgje per te bere, ky eshte nje muaj maft i mire per pergatitje, organizim e projektim, sigurimin e farave, veglave te punes etj.
Kush kishte mbjelle ne vjeshte akoma mund te vjele lulelaker, brokoli, panxhar, finoke, cikorie, rrepa, karrota etj. nese keto kane qene te mbuluara me plasmas apo pelhure te pershkueshme si tek foto me poshte, ndersa per ju qe nuk keni mbjelle mire eshte qe keto ti dini per dimrin e ardhshem.
* Projektimi
Kush ka filluar te kultivoje e di nga pervoja qe jo gjithmone eshte shume e thjeshte per te organizuar ne menyren me te mire te mundshme, prandaj duhet marre pak kohe per te projektuar kopshtin ne baze te: siperfaqes qe kemi dispozicion, nevojave tona, ekspozimit ndaj diellit, eres, burimeve te ujit, titpit te terrenit, llojeve qe deshirojme te mbjellim etj.
Kur te merrni nje karte e pene per te dizenjuar, mos harroni qe kopshti nuk eshte thjesht "magazina" e ushqimit tuaj, por edhe nje vend relaksi i pasur ne biodiversitet per ne, femijet, apo kafshet shtepiake.
Pasi keni perfunduar projektin sipas pikes me siper tani do tju duhet ta zbatoni e ju nevojitet spango e kunja per te percaktuar zonat.
Nese nuk keni akoma pleheruar token kete mund ta beni tani qe te jete gati per mbjelljet e pranveres, dhe ajo qe ne rekomandojme eshte qe te perdoret pleh natyral te cilin (nese nuk e keni vete) mund ta gjeni prane fermereve qe njihni. Keshillohet qe toka te mos punohet nese ka akoma ngrica.
* Sigurimi i farave
Pasi keni hartuar e zbatuar projektin, duhet te mendoni per ate cka eshte me e rendesishme, farat. Kjo eshte nje teme me vete per te cilen kemi folur edhe here te tjera, por kesaj radhe thjesht do t'ju kujtonim qe te filloni ti gjeni dhe me e mira eshte te perdorni farat e bimeve qe i keni veteprodhuar ju apo miqte tuaj prej vitesh, mundesisht te jene sa me antike edhe lokale, pasi jane me rezistente ndaj semundjeve dhe paraziteve. Nese nuk keni pervojen e duhur per te prodhuar nje bime prej fares (dhe kete do e shohim me tej), atehere do t'ju nevojitet ne momentin e duhur te bleni fidane te gatshem.
* Mbjellje ne janar
Megjithese eshte pak ftohte, nese ndodheni ne nje zone me klime te bute mund te mbillni hudhra (thelpinj), qepe, bizele e bathe.
Ndersa ne minitunele mund te mbillni sallate, karrota, valeriana, rukola, cikorie e rrepa.
Nje ide e mire eshte te pyesni banoret e zones tuaj te cilet kultivojne prej vitesh dhe prej eksperiences se tyre mund t'ju ndihmojne ne lidhje me kohen e mbjelljeve.
Nessun commento:
Posta un commento