Bahçja në Shkurt



Eshte akoma ftohte edhe jo shume aktivitet ka ne bahcen tone familjare, por me siguri pregatitjet duhet te vazhdojne ose se paku te fillojne per ata qe jane me vonese.

Mbase duhet te punoni token e ta pleheroni nese kjo nuk eshte bere ne fund te vjeshtes, sigurisht nese gjendja ne te cilen ndodhet e lejon, pra te mos jete teper e lagur edhe ngricat te kene kaluar.
Ose te planifikoni projektin duke pasur parasysh shoqerimet ose rrotullimet qe kemi pare ne artikujt e tjere.

Mbjelljet
Ato pak qe mund te mbillen kete muaj direkt ne toke jane: hudhrat, qepet (qepujka), skalonja, bizelet,  bathet, qiqrat, spinaqi, dhe mund te fillohet edhe me patatet gjithmone nese klima e zones suaj ua lejon.
Ndersa nese keni ndonje mini tunel plasmasi mund te mbillni edhe karrota, rrepa, rukola, sallate, ose edhe ti trapiantoni nese mund te siguroni fidane te gatshem.



Per ata qe kane pak durim dhe nuk mund te presin por me cdo kusht deshirojne te mbjellin domate, speca, patellxhane, kastraveca, kunguj, shalqi, pjepra ose te tjera tipike qe kerkojne temperatura me te larta u kujtojme se keto mund te mbillen vetem ne ambiente te ngrohta e me temperature konsante, psh ne mini serre me ngrohje, gjithsesi i duruari i fituari  ;)




Nessun commento:

Posta un commento