Bahçja në Prill
Kemi hyre tashme ne nje faze intensive persa i perket aktivitetit ne bahçen tone familjare e cila fillon e merr forme cdo dite e me shume. Nese duam qe te shijojme perimet qe aq shume i presim dhe me ato cilesi e vlera qe nuk i gjejme askund tjeter, duhet te pergatitemi pak e te perveshim menget sepse ky eshte nje muaj i mbushur me pergatitjet e fundit te terrenit si pleherimi (nese nuk e kemi bere me pare), eliminimi i barishteve te mbira prej shirave te pranveres, mbjelljeve dhe trapianteve te shumta qe do te na sigurojne ato qe kemi vendosur te konsumojme gjate muajve jo vetem te veres por edhe me tej.
Mbjellje te farave direkt ne toke si:
Sallata, karrota, cikorie, fasule, argjinare, rrepa, panxhar, spinaq, bamje, kungull, trangull, shalqi, pjeper, domate, speca, patellxhane, patate, apo ereza si rukola, borzilok e majdanoz.
Shume prej ketyre normalisht mund te mbillen edhe ne kubike e me pas te trapiantohen ne toke.
Trapiante.
Presha, qepe, sallata, rukola, pazì, spinaq, luleshtrydhe, etj.
Duke pasur parasysh qe prilli nuk eshte nje muaj shume i sigurte per trapiantimin ne fushe te hapur te domateve, trangujve, specave, patellxhaneve, kungujve, shalqinjve, pjeprave, do ishte mire te pritet fundi i muajit per to dhe me mire akoma nese do te ishin te mbrojtura ne fazat e para.
Me rritjen e temperaturave normalisht do te kemi edhe rizgjimin e paraziteve, prandaj mos harroni te merrni masat si te mbroni kulturat tuaja me metoda biologjike dhe pa iu drejtuar nevojes se insekticideve te cilet demtojne cdo gje, neve te paret.
Nje alternative e mire jane grackat per te cilat kemi shkruar nje artikull tjeter e qe mund ta gjeni ne arkivin e faqes.
Duke shpresuar qe ky do te jete nje muaj zbavites ne kopshtin tuaj i mbushur me aktivitet fizik te vlefshem per shendetin dhe humorin tuaj, ju urojme pune te mbare e suksese.
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento