Kopshti dhe Biodiversiteti



Nese duam nje kopsht vertet natyral ka nje element kyc pa te cilin nuk mund te realizohet: Biodiversiteti, e perkthyer ne shqip do te thote shumellojshmeria ose larmia e pranishme ne kopsht.
Kultivimi sostenibel nuk bazohet tek pesticidet ose fitosanitaret me origjine natyrale, por mbi nje mentalitet tjeter i cili merr jete nga imitimi i natyres.
Ne ambjentet natyrale verejme se cdo ekosistem i qendrueshem eshte i bazuar ne prezencen e shume specieve te ndryshme ne marredhenie ndermjet tyre. Cdo individ ka nje rol te caktuar dhe kontribuon per ruajtjen e ekuilibrit. Duke realizuar nje kopsht te pasur ne biodiversitet mund te influencojme ne krijimin e ekuilibrit dhe veshtire se mund te kete epidemi pasi cdo parazit do te limitohet prej grabitqareve te tij.

Demet me te medha bujqesore ne vitet e fundit jane shkaktuar prej insekteve te cilet gjenden te lire e pa kundershtare, si psh cimrra aziatike.

Cfare mund te bejme per te pasur sa me shume biodiversitet ne kopsht?

1 - Kultivimi i llojeve te ndryshme
Karakteristika e bujqesise intensive eshte monokultura, siperfaqe te tera prej hektaresh te kultivuara vetem me nje lloj specie. Kjo praktike terheq vetem parazitet e asaj kulture duke e bere te varur prej trajtimesh te vazhdueshme me pesticide.
Ne kopshtin natyral duhet te bejme te kunderten, duke mbjelle shume kultura te ndryshme. Nese dime te shfrytezojme shoqerimet (kemi nje artikull per kete te cilin e gjeni ne kete blog) mund te kemi rezultate te jashtezakonshme. Ka bime te cilat ndihmohen ndermjet tyre, psh karrota eshte repelente per mizen e qepeve dhe anasjelltas. Por edhe pa studiuar shoqerimet fakti i kultivimit te llojeve te ndryshme eshte shume pozitiv.

2 - Krijimi i hapesirave per erezat
Bimet aromatike si mentja, sherebela, rozmarina, trumeza, etj jane vecanerisht te dobishme. Duke qene te pasura me vajra esenciale ato sherbejne si repelente per shume parazite.

3 - Vend edhe per lulet
Pervec perimeve dhe erezave eshte e nevojshme te mbillen gjithmone edhe lule, pasi ato terheqin insektet e dobishem e sidomos ata pllenues.

4 - Mos i shkul te gjitha barishtet e "keqia"
Biodiversiteti eshte nje koncept qe konsiston ne shume aspekte; nuk duhet te limitohemi vetem me kultivimin e specieve te ndryshme, por duhet te promovohet edhe prezenca e elementeve spontane, ndermjet te cilave edhe barishtet e "keqia". Jemi mesuar ti quajme keshtu, por ky eshte nje theks i gabuar. Ne natyre nuk egziston terreni i zhveshur, prandaj nga kjo pikepamje mbulesa e terrenit prej bimeve spontane konsiderohet pozitive. Ato duhet te mbahen nen kontroll duke evituar qe te mbysin perimet, por pa egzagjeruar. Bimet e kultivuara ne nje stad te zhvilluar te rritjes mund te bashkejetojne pa problem me pak barishte ndermjet rreshtave.

5 - Perdorimi sa me pak i mundshem i insekticideve
Do te duhet te themi qe eshte mire te arrijme te mos i perdorim fare, pasi edhe insekticidet me origjine natyrale (si piretro ose spinosad) e te pranueshem ne bujqesine organike mund te kene efekte anesore e te vrasin bletet, 7pikaloshet, apo te tjera insekte te dobishem. Pra, ti perdorim vetem kur eshte jashtezakonisht e nevojshme.

6 - Evitimi i farave ose bimeve hibride F1
Farerat hibride jane frut i selektimeve ne laborator e shpesh nuk jane te riprodhueshme, prandaj eshte mire te kerkohen varietete antike jo hibride, duke promovuar diversitetin gjenetik e riprodhueshmerine e farnave.

7 - Punimi i tokes pa e permbysur dheun
Ne cdo terren pjellor ka jete mikroskopike themelore per ushqyerjen e bimeve. Ka mikroorganizma siperfaqesore qe kane nevoje per ajer, e te tjere qe jetojne ne thellesi e jane anaerobe. Duke e punuar terrenin duhet ti respektojme e te mos i perzjejme shtresat, pra pa e permbysur dheun. Ne kete rast duhet te perdorim jo nje bel normal, por nje bel-sfurk ose nje grelinette.

8 - Rrotullimi i kulturave
Kjo eshte nje teknike e hershme dhe konsiston ne kultivimin e nje lloji bime jo gjithmone ne te njejtin vend, por duke nderruar vazhdimisht pozicionin. Kjo nuk lejon varferimin e terrenit dhe zhvillimin e tepert ne nje vend te agjenteve patogjen te nje specie.

9 - Strehimi i kafsheve dhe insekteve
Nese hapesira e kopshtit tone eshte e konsiderueshme dhe aty ndodhet nje zone e pakultivuar, me siguri ajo do te shnderrohet ne nje strehe per kafshet e vogla, shpendet apo insektet. Shume zogj ushqehen me insekte e larva prandaj mund te jene te dobishem. Per ti mirepritur mund te ndertohen per ta edhe "bugs hotel"


Duke pasur parasysh e praktikuar keto principe me kalimin e viteve krijohet nje ekosistem i plote i cili na dhuron nje kopsht te shendetshem e te pasur ne biodiversitet.
Shpresojme qe sa me shume prej lexuesve tane te mund ta aplikojne.














Si të kultivoj bizelet në bahçen time

Bizelja eshte nje perime qe e shperblen kultivuesin me prodhim e kenaqesi pa kerkuar shume kohe e energji. Ashtu si per gjithe kulturat e tjera hapi i pare drejt suksesit eshte mbjellja ne menyren e duhur. Nuk ka asgje te vecante apo te veshtire, por per fillestaret pak informacion eshte gjithmone i vlefshem, prandaj duke ndjekur keto keshilla do te mund te mbillni e keni rezultat pa ndonje veshtiresi.



Karakteristika
Bizelja (Pisum sativum) eshte kultivuar nga njeriu prej mijera vitesh, ajo eshte nje bishtajore me cikel kultivimi nje sezonal (vjetor).
Ndahet ne varietete te ndryshme persa i perket dimensioneve, te uleta, te mesme, dhe te larta (kacavjerrese).
Kane kercell te holle dhe mund te arrijne ne lartesi deri ne 3m. Lulet jane pergjithesisht te bardha, por ka edhe varietete te rralla me ngjyra. Ato formojne bishtajat qe do te permbajne rreth 10 fara te cilat do te jene edhe fruti i ngrenshem.

Periudha
Bizelet mbillen ne vjeshte ne tetor-nentor ose ne prag pranvere nga fundi i shkurtit deri ne prill. Kini parasysh klimen e zones ne te cilen ndodheni dhe sigurohuni qe temperaturat jane jo me poshte se 5° C.

Mbjellja
Punojeni token si zakonisht me nje thellesi rreth 30cm. Normalisht bizelja si gjithe leguminozet e tjera me shume i jep terrenit sesa i merr, prandaj nuk eshte nevoja per ndonje pleherim teper te bollshem si ne rastin e domateve, trangujve etj. Pasi te keni therrmuar plisat e dheut hapni rreshta te ceket duke ditur qe thellesia e duhur per farat eshte rreth 3cm.  Distanca e bimeve duhet te jete 3-5 cm nga njera tjetra dhe rreth 80cm rreshtat nga njeri tjetri. Vaditni rreshtat pas mbjelljes duke e mbajtur terrenin te lagesht (jo teper) ne menyre konstante deri ne mbirje (rreth 2 jave).

Rritja
Nese varieteti qe keni zgjedhur eshte i gjate duhet te siguroni mbeshtetes per bimet, si psh shtylla ndermjet te clave duhet te kaloje nje rrjete e posacme ku do te mund te kapen bimet.
Bizelja nuk e pranon thatesiren, prandaj duhet mbajtur e vaditur sa here eshte e nevojshme.

Prodhimi
Do te mund te vilni bishtajat e para pas 2 muajsh, po, kaq shpejt..  😀



Sic e shihni nuk ka nevoje per ndonje sherbim te vecante, te lodhshem apo te veshtire, prandaj nese kurre nuk i ke mbjelle pse te mos fillosh tani?

Duke shpresuar qe kemi dhene nje mini guide te mjaftueshme ju urojme pune te mbare.

Bahçja në qershor

Nje proverb thote:
"nese nuk djersit ne qershor, buka e vera do te mungojne"

Kete muaj kultivimi i kopshtit eshte vertet i kenaqshem dhe relaksues. Pas shirave te pranveres me ne fund kemi mundesine te kalojme me shume kohe, deri edhe ne mbremje vone, kjo si pasoje e zgjatjes se dites. Vapa akoma nuk ka filluar te jete shume bezdisese si ne korrik, prandaj keto dite duhen shfrytezuar.
Perimet tuaja tani shtohen dita dites dhe mund te vilni jo vetem sallate apo spinaq si ne muajt e kaluar por edhe kungulleshkat, domatet apo trangujt. E dime shume mire qe i keni pritur me padurim dhe frytet e para do te jene edhe nje shtyse per mbjelljet apo trapiantet e ketij muaji.
Me rritjen e ndjeshme te temperaturave do te jete e nevojshme qe ujitjet te jene me frekuente dhe per ju qe keni pak pervoje ju kujtojme qe ato te kryhen pasdite vone ose ne mengjes heret.
Do t'ju duhet edhe te prashitni pasi normalisht pas shirave toka ka tendencen te krijoje nje kore siperfaqesore e cila pengon ajrosjen e terrenit dhe sistemit rrenjor te bimeve, gjithashtu nevojitet edhe eliminimi i barishteve "te keqia". Disa bime mund te kene nevoje per mbathje ose disa per mbeshtetje ose lidhje, pra kete muaj nuk mund te ankoheni se nuk keni me c'te merreni  😀 do te jeni thuajse gjithmone te zene.




Mbjelljet me fara:
Kungull-eshka, rukola, rrepa, majdanoz, presha, sallata, fasule, qepe, tranguj, lakra, karrota, pazì, panxhar, borzilok, selinò, kardo.

Trapiantet e fidaneve:
Tranguj, domate, patellxhane, speca, kardo, presha, kunguj, pazì, pjeper, shalqi, bamje, borzilok ose te tjera aromatike, ndonje varietet luleshtrydheje ose riprodhimi nepermjet lastareve te bimeve qe keni.

Urojme qe te keni prodhime te mbara  🙏

Bahçja në Maj

Ja ku jemi me ne fund ne Maj, pranvera tashme ka ardhur ne formen e saj me te plote, vera eshte afer dhe perimet rriten duke i pare me sy.
Nese akoma nuk e keni filluar kopshtin tuaj eshte momenti per te vepruar.
Maji eshte muaji ne te cilin mund te mbillet apo trapiantohet praktikisht cdo gje ne fushe te hapur, gjithashtu eshte nje muaj i mbushur edhe me pune pasi pervec disa pergatitjeve si per shembull vendosja e mbeshtetesve te domateve apo trangujve, do te na duhet edhe te eliminojme mjaft barishte si pasoje e shirave te bollshem karakteristike te pranveres.


Mbjelljet me fara.
Lloje te sallatrave, domate, kastraveca, kunguj e kungulleshka, shalqi, pjeper, fasule e mashurka, pazì, karrota, bamje, kardo e argjinare, ndersa per patellxhane e speca le te themi se eshte disi vone.


Trapiante
Shalqi, pjeper, domate, kastraveca, sallata, patellxhane, speca, kunguj, qepe te njoma, bamje, pazì, spinaq.


Punime
Rregulli dhe estetika qe duhet mbajtur ne kopsht duhet filluar qe tani perndryshe me tej mund te behet me e veshtire. Si e thame edhe me siper mund te jete e nevojshme te mbahen nen kontroll barishtet e "keqia", sistemimi i suporteve te bimeve kacavjerrese si disa lloje fasulesh apo domatet, mbathja e atyre bimeve qe kane nevoje si per shembull patatet, prashitja dhe ajrosja aty ku terreni eshte i ngjeshur.

Me rritjen e temperaturave sigurisht qe do te fillojne te shfaqen edhe parazitet prandaj eshte mire qe te merren masat ne kohe per luftimin ndaj tyre me metoda natyrale per te cilat kemi folur ne artikuj te tjere e qe mund ti gjeni ne kategorine perkatese te faqes.

Mire u lexofshim heren tjeter e ju urojme sukses  😊



Çdo të thotë "BIO" ose çfarë është bujqësia organike?


Bujqësia organike
është një metodë kultivimi që lidhet me natyrën, jo përdorimin e produkteve të përftuara nga sinteza kimike.
Metoda biologjike lindi si një nevojë për shkak se bujqësia konvencionale ka aplikuar përdorimin e një sërë produktesh që mund të ndihmojnë fermerët, por me një ndikim të rëndë në mjedis: herbicide, fertilizantë, pesticide..
Shumë prej këtyre përbëresve rrjedhin prej naftës dhe substancave të projektuara për vrasjen e ​​mikroorganizmave, bimëve, sporeve ose insekteve.

Pasojat
e bujqësisë industriale janë shkatërruese, si për ndikimin ndaj mjedisit ashtu edhe për shëndetin e njerëzve dhe kafshëve, pra çdo gjë që na rrethon.
Pasi përdorimi i pakujdesshëm i këtyre trajtimeve ka rezultuar shumë i dëmshëm për mjedisin edhe qëniet e gjalla, kjo është arsyeja pse gjithnjë e më shumë fermerë kanë vendosur të përqafojne një filozofi të ndryshme duke ju kthyer metodave më natyrale dhe më respektuese ndaj ekosistemit.
Kultivimi me metodën bio do të thotë te tregosh kujdes ndaj tokës dhe burimeve të tjera natyrore, kryesisht uji dhe ajri, duke shmangur shfrytëzimin e tepruar.
Në bujqësinë organike jo thjesht përdoren vetëm produkte biologjike, por qëllimi mbi të gjitha është për të rikrijuar një ambient të ekuilibruar dhe pjellor, i cili nëpërmjet biodiversitetit dhe pranisë së organizmave e mikroorganizmave të dobishëm të mund të jetë ideal për rritjen dhe zhvillimin e bimëve.

Kopshti Bio dhe unë
Pra, nese duam te kultivojme nje kopsht per nevoja familjare apo per hobby duhet ta kemi te qarte se përdorimi i substancave të dëmshme të tilla si glifosati (erbicidi me i perdorur ne bote dhe shume i demshem) ka ndikim direkt mbi ata që konsumojnë perime dhe në veçanti të atyre që i kultivojnë ato. Në qoftë se ju përdorni pesticide toksike apo herbicide në kopsht pasojat me te medha do te jene per ata të cilët punojnë atje, pasi që kalojne shumë kohë në kontakt me bimët e trajtuara.
Keshtu qe, pse duhet te helmoj veten?
Uji nuk bën punë
Trajtimet kimike janë shpesh sistemike (nderhyjne ne sistemin bimor),  pra bëhet fjalë për helmet të cilat hyjnë në indet e bimëve dhe qe nuk mund të lahen me ujë. Kur ne i konsumojmë bashkë me to marrim edhe toksinat. Nëse doni të prodhoni fruta perime të shëndetshme sigurisht qe nuk mund ti trajtoni me substanca të tilla.
Konkluzion
Për këtë arsye nese duam te kujdesemi per shendetin tone nuk kemi rruge tjeter pervecse të zgjedhim të kultivojme me metoda biologjike.
Disa rregulla të thjeshta:
-Përdorni vetëm plehra me origjine natyrore: plehu i bagëtive për shembull, është një pleh i shkelqyer organik.
-Mos përdorni pesticide kimike ose fungicide. Ju mund të perballoni probleme si semundjet apo parazitet duke perdorur tretesira bimore te vetë-prodhuara ose të bleni preparate te gatshme me kusht qe mbi paketim të jete e shkruar qe është e lejuar në bujqesine organike.
-Përdorni fara ose fidane te certifikuar Bio.
Gjithashtu mund të ruani farat tuaja nga viti në vit (zgjedhja me e mire)


Theksojme se keto jane vetem disa principe nga me baziket per te filluar kultivimin biologjik, por ka shume me teper se kaq, gjera qe do ti mesojme pak e nga pak.. 



Nuk jeni intolerantë ndaj glutenit, por ndaj glifosatit; lidhja ndërmjet herbicidit dhe çeliakisë do të shpjegonte epideminë e re



Simptomat e te ashtuquajtures intolerance ndaj glutenit dhe celiakise jane ekstremisht te ngjashme me simptomat e gjetura tek kafshet e laboratoreve te ekspozuara ndaj glifosatit, dhe numri i rasteve eshte rritur me te njejtin hap te rritjes se perdorimit te glifosatit ne bujqesi.


"Celiakia, dhe me shume ne pergjithesi, intoleranca ndaj glutenit eshte nje problem ne rritje ne gjithe boten, e sidomos ne europe dhe ameriken e veriut, ku vleresohet se tashme vuan 5% e popullsise. Ketu propozojme qe glifosati, perberesi aktiv i herbicidit Roundup, te jete faktori shkaktar kryesor i kesaj epidemie" - shkruajne kerkuesit e nje analize prej 300 studimesh. Studimi i publikuar ne revisten Interdisciplinary Toxicology ne 2013 u injorua totalisht nga media me perjashtim te Mother Earth News dhe The Healthy Home Economist.
Tani qe glifosati po terheq vemendjen qe i takon pasi eshte konsideruar i fajshem ne nje ceshtje prej 280 milione dollaresh per kancer dhe definitivisht kancerogjen nga Organizata Boterore e Shendetit, do te ishte momenti i duhur te analizohej roli i substances tek celiakia.
Simptomat e te ashtuquajtures intolerance ndaj glutenit dhe celiakise jane ekstremisht te ngjashme me simptomat e gjetura tek kafshet e laboratoreve te ekspozuara ndaj glifosatit, mbeshtesin autoret e studimit Anthony Samsel, shkencetar i pavarur i cili ka qene edhe konsulent i EPA ne lidhje me ndotjen prej arsenikut e Rojes Bregdetare Amerikane mbi reaksionet e rreziqeve kimike, dhe Stephanie Seneff, kerkuese e Massachusetts Institute of Technology (MIT). Keta dy kerkues sinjalizojne nje studim te fundit te publikuar ne Journal of Crop and Weed se si glifosati ndikon ne sitemin tretes tek peshqit. Substanca pakesonte enzimat tretese dhe bakteret, crregullonte palat mukoze e shkatertonte strukturen e mikrovileve te murit intestinal. "Keto karakteristika shfaqen shume fort tek celiakia" - shkruajne Samsel e Seneff.
Gjithashtu, numri i personave te cileve u eshte diagnostikuar celiakia dhe intoleranca ndaj glutenit eshte rritur me te njejtin hap me rritjen e perdorimit te glifosatit ne bujqesi, duke filluar ne vitet '80 dhe kthyer ne rutine ne vitet '90, sidomos me praktiken e fundit te lagies se dritherave me herbicid pak para korrjes.
Edhe pse disa mbeshtesin se numri i rasteve te celiakise rreth viteve 2000 eshte rritur thjesht per faktin e permiresimeve te metodave diagnostikuese, kerkuesit kane listuar pikat e meposhtme te pikepamjes se tyre:

- Celiakia eshte e shoqeruar me cekuilibrime te baktereve intestinale che mund te shpjegohet plotesisht nga ndikimi i glifosatit mbi to.

- Celiakia ka lidhje me reduktimin e enzimave citokrome P450. Glifosati eshte i dalluar per pengimin e ketyre enzimave.

- Mungesat e hekurit, kobaltit, molibdenit, bakrit e te tjera metalesh te rralla te lidhura me celiakine mund ti atribuohen aftesise se forte te glifosatit ne eliminimin e ketyre elementeve.

- Mungesat e triptofanit, tirosines, metionines e seleniometionines lidhur me celiakine i pershtaten reduktimit te ketyre aminoacideve nga ana e glifosatit.

- Pacientet celiake kane edhe nje numer te madh rreziku linfoma non-hodgkin, ashtu si edhe ekspozimi ndaj glifosatit.

- Incidenca e linfoma non-hodgkin eshte rritur shume shpejt ne pjesen me te madhe te vendeve perendimore ne dhjetevjecaret e fundit. Statistikat e American Cancer Society tregojne nje rritje prej 80% qe nga vitet '70 kur glifosati ka hyre ne treg per here te pare.

- Problemet e shendetit riprodhues te lidhur me celiakine, si fertiliteti, aborti e keqformimet mund te shpjegohen si pasoje e ndikimit te glifosatit.


Si perfundim, ne duhet te jemi te lire prej glifosatit e jo prej glutenit. Dhe kjo do te thote te fillojme te ushqehemi shendetshem ne formen me te mundshme natyrale.
Bli ushqime biologjike te certifikuara, ose me mire akoma, kultivo bahcen tende me duart e tua pa perdorur keto lende shkaterruese.


















Bahçja në Prill


Kemi hyre tashme ne nje faze intensive persa i perket aktivitetit ne bahçen tone familjare e cila fillon e merr forme cdo dite e me shume. Nese duam qe te shijojme perimet qe aq shume i presim dhe me ato cilesi e vlera qe nuk i gjejme askund tjeter, duhet te pergatitemi pak e te perveshim menget sepse ky eshte nje muaj i mbushur me pergatitjet e fundit te terrenit si pleherimi (nese nuk e kemi bere me pare), eliminimi i  barishteve te mbira prej shirave te pranveres, mbjelljeve dhe trapianteve te shumta qe do te na sigurojne ato qe kemi vendosur te konsumojme gjate muajve jo vetem te veres por edhe me tej.



Mbjellje te farave direkt ne toke si:
Sallata, karrota, cikorie, fasule, argjinare, rrepa, panxhar, spinaq,  bamje, kungull, trangull, shalqi, pjeper, domate, speca, patellxhane, patate, apo ereza si rukola, borzilok e majdanoz.
Shume prej ketyre normalisht mund te mbillen edhe ne kubike e me pas te trapiantohen ne toke.



Trapiante.
Presha, qepe, sallata, rukola, pazì, spinaq, luleshtrydhe, etj.
Duke pasur parasysh qe prilli nuk eshte nje muaj shume i sigurte per trapiantimin ne fushe te hapur te domateve, trangujve, specave, patellxhaneve, kungujve, shalqinjve, pjeprave,  do ishte mire te pritet fundi i muajit per to dhe me mire akoma nese do te ishin te mbrojtura ne fazat e para.


Me rritjen e temperaturave normalisht do te kemi edhe rizgjimin e paraziteve, prandaj mos harroni te merrni masat si te mbroni kulturat tuaja me metoda biologjike dhe pa iu drejtuar nevojes se insekticideve te cilet demtojne cdo gje, neve te paret.
Nje alternative e mire jane grackat per te cilat kemi shkruar nje artikull tjeter e qe mund ta gjeni ne arkivin e faqes.

Duke shpresuar qe ky do te jete nje muaj zbavites ne kopshtin tuaj i mbushur me aktivitet fizik  te vlefshem per shendetin dhe humorin tuaj,  ju urojme pune te mbare e suksese.

Si kultivohen patatet



Nese kopshti eshte pasioni juaj me shume siguri qe edhe patatja ben pjese aty, por nese jo akoma nuk duhet ne asnje menyre ta anashkaloni pasi i kemi te gjitha mundesite qe ta kultivojme edhe nese disponojme pak hapesira.
Patatet jane nje ushqim i shendetshem, i zakonshem dhe qe perdoret shpesh ne pregatitjen e pjatave nga me te ndryshme te guzhines mesdhetare.






1 - Metoda klasike (tradicionale)
Kultivimi i patates direkt ne toke ne rreshta te rregullt e te barazlarguar eshte metoda me e perdorur dhe normalisht me rendiment me te larte. Nevojitet qe terreni te jete punuar thelle (30-40cm) edhe te pasurohet me pleh organik jo vetem qe te siguroje elementet e nevojshem ushqyes per rritjen, por me qellim edhe qe te sigurohet nje terren i shkrifet per zhvillimin e zhardhokeve, dhe gjithashtu do te ishte ne gjendje te ekuilibronte sasine e lageshtise e cila nese eshte e tepruar do te shkaktonte kalbjen e tyre.



- Patatet mbillen ne pranvere kur temperaturat kane filluar te stabilizohen mbi 10°C, pra ne varesi te klimes suaj pak a shume periudha eshte nga shkurti deri ne maj. Ne zona te vecanta e te ngrohta mund te mbillen edhe ne vjeshte.
Pra, patatet (duhet te keni siguruar patate per mbjellje, jo konsumi) vendosen ne nje thellesi rreth 10cm ne rreshtat qe keni hapur ne largesi 25-30cm nga njera tjetra, ndersa rreshtat mund ti distanconi 70-100cm.
Pas 2-3 javesh do te shihni se ato kane mbire.
Duhet patur kujdes me ujitjen e cila duhet te jete vec ne rast nevoje.
- Nje praktike e rendesishme ne kultivimin e patates eshte mbathja, qe konsiston ne terheqjen e dheut (me kazme apo tjeter vegel te pershtatshme) prej hapesires ndermjet rreshtave e duke e terhequr drejt bimeve duke i mbuluar nga pak perreth kercellit. Kjo mbron bimen prej te ftohtit ne fazat e para dhe favorizon zhvillimin e zharadhokeve e i mbron ato prej drites se diellit. Kujtojme qe nese zhardhoket e patates jane te ekspozuer ndaj rrezeve direkte te diellit ata shnderrohen ne ngjyre jeshile si pasoje e prodhimit te solanines e cila eshte toksike (pra, patatet jeshile nuk duhet te konsumohen). Normalisht gjate ciklit te tyre mbathja kryhet dy here, nje here ne faze te hershme kur bimet jane rreth 10-15 cm dhe kjo ne forme me te lehte ne krahasim me te dyten e cila duhet te jete me e plote kur bimet jane rritur rreth 20-30cm.



Para mbathjes mund te pleheroni nese e shihni te nevojshme. Gjithashtu gjate mbathjes keni rastin te eliminoni barishtet e "keqia".
- Maturimi ka arritur kur bimet jane plotesisht te zverdhura e te thara. Kohezgjatja e ciklit varet nga lloji i tyre (varieteti).



Me siguri kjo do te jete edhe faza me e bukur e qe mezi presim  😊

2 - Kultivimi ne kontenitor
Nese nuk kemi mjaft siperfaqe toke kjo nuk do te thote qe nuk kemi mundesi te kultivojme patate, pasi ato mund ti rrisim edhe ne tarrace apo ballkon, sigurisht ne sasi te limituar.
Ne kete rast nevojiten mbajtes te tille si canta, thase, arka, etj. te cilat mund te blihen apo qe mund ti kemi ne shtepi prej perdorimeve te meparshme per sherbime te tjera. Mjafton qe keto te jene rezistente dhe te mbushen me substratin e posacem per mbjellje te tilla.





Ketu nuk na mbetet gje tjeter vec t'ju themi gezohjuni punes se duarve tuaja e kur te merrni prodhimin ju befshin mire!  










Bahçja në Mars


Nese ka nje muaj qe "cmend" te apasionuarit e hortikultures eshte pikerisht ky, marsi i cili pritet me padurim per t'ju dedikuar mbjelljeve te perimeve.
Kush nuk ka kultivuar kurre nje bahce ne aspektin familjar mund te shfrytezoje rastin per te filluar pasi ky eshte muaji me i voltishem dhe rreziku i ngricave duket se eshte larguar.

Ardhja e pranveres tashme ka siguruar klimen e pershtatshme dhe ben te mundur mbjelljen e (thuajse) te gjitha llojeve te perimeve, le ti shohim me poshte.

Prit, mos u nxito..  😊  para se te argetoheni me mbjelljet ju kujtojme se nese nuk keni perfundur me pregatitjet e terrenit eshte mire qe kete ta beni tani. Punoni token e pleherojeni me qellim qe ajo te perthithe elementet ushqyes e te jete gati te prese bimet qe do te mbillen ne muajt pasues. Ne gjithmone do te rekomandojme plehun organik te cilin (nese nuk keni vete bageti) mund ta gjeni ne treg edhe ne format pellet ne thase.



.. atehere,

Ne fushe te hapur
Hudhra, qepe, bizele e bathe nese keni ngelur mbrapa.
Patate, sallate, karrota, selino, pazi, spinaq, rukola, rrepa, panxhar, cikorie.



Ne farishte
Ne ambjent te mbrojtur mund te mbillen ato te cilat mund te trapiantohen ne muajt e ardhshem.
Domate, speca, tranguj, patellxhane, shalqi, bostane, kunguj, lakra.



Trapiante
Kete muaj mund te trapiantohen luleshtrydhet, sallatat, rrenjet e asparagut, spinaqi.



Duke ju uruar sukses, zbavitje e argetim ne kopshtin tuaj se fundi ju rekomandojme qe gjithmone te informoheni e te shkembeni eksperiencat tuaja me te tjeret.

Pune te mbare!



Si përgatiten fidanët?



Te pergatisesh fidanet e bahces nuk eshte aq e veshtire sa mund te mendoni. Me disa gota, pak dherishte dhe farat e perimeve qe preferoni mund te kultivoni bimet tuaja per gjate gjithe ciklit te tyre, nga mbjellja deri tek vjelja.

Pse duhet ti pregatis vete fidanet ne shtepi?
Te njohesh momentet e para te ekzistences se bimeve eshte nje eksperience qe cdo i apasionuar i kopshtit duhet te provoje pasi kjo dhuron emocionet e veta.
Gjithashtu ju lejon te kurseni pak te holla sepse kostot e fidaneve te gatshem kushtojne ne menyre te konsiderueshme me teper.
Nje tjeter arsye e rendesishme eshte se keni mundesine ti rrisni pa qene nevoja te perdorni pesticide, gje qe eshte e rralle ose e pamundur tek fidanet e gatshem qe mund te bleni ne treg.


Si behet mbjellja
Pajisuni me substratin specifik per mbjellje, bikerina per mbjellje fidanesh (te cilet mund ti zevendesoni edhe me me gota te thjeshta, levozhga vezesh, apo cfaredo mbajtese te pershtatshme)
Mbushini kontenitoret qe keni dhe vendosni farat tuaja ne thellesine e duhur. Nje rregull e pergjithshme per kete eshte sa dyfishi i diametrit te fares, psh nese diametri i fares eshte rreth 0,5 cm ajo duhet te futet rreth 1 cm thelle. Per siguri eshte mire te vendosni 2 fara. Pasi i keni mbuluar dheu duhet te ujitet duke pasur kujdes qe te mos spostohen farat. Ashtu si thellesia, edhe perqindja e lageshtise se dheut percakton suksesin e mbirjes e ajo duhet te jete ne masen e duhur, pasi nje ujitje e tepert ose e pamjaftueshme mund te shkaktoje deshtimin e mbirjes.




Faza e mbirjes
Ujiteni dheun rregullisht duke e mbajtur te lagur ne masen e duhur e ne menyre konstante deri sa farat te mbijne.
Nje tjeter faktor themelor per mbirjen eshte temperatura e duhur. Megjithese cdo lloj fare ka nevojat e saj specifike, perimet me te zakonshme mbijne ne nje temperture prej rreth 20°C
Pra, nese doni te pergatisni vete fidanet tuaj duhet tu siguroni atyre kushtet e pershtashme.



Kujdesi gjate rritjes
Pasi te kene mbire bimezat e vogla kane nevoje per driten e diellit prandaj duhet te vendosen ne nje vend te ndricuar.
Aty ku kane mbire dy bime do t'ju duhet te eliminoni me te dobeten.
Ruajini nga era dhe shmangni luhatjet e temperatures.
Para se fidanet te trapiantohen ne toke do ishte mire qe ti pershtateshin me pare ambjentit te ri duke i zhvendosur ne menyre graduale ne ambiente me temperatura te ngjashme me ato te vendit ku do te mbillen.



Per te krijuar nje ambjent te pershtatshem mbase mund t'ju nevojitet te ndertoni apo te bleni nje farishte te gatshme.



Te lumshin duart  😉