10 arsye të mira për të kultivuar një bahçe familjare



Të bësh një kopsht është vërtetuar që ka vlera terapeutike për gjithë organizmin, ka efekte relaksuese, zbavitëse, ndihmon në djegien e kalorive etj.
Është e dobishme të qëndrosh i lidhur ngushtë me natyrën, të punosh bahçen, edhe në hapësira të vogla ose në vazo ndihmon në çlirimin e stresit në jetën e përditshme.

Le të shohim disa arsye të cilat do të të nxisin të fillosh një kopsht në shtëpinë tënde nëse akoma nuk e ke filluar.

1 - Ruajtja e mjedisit
Sipas disa studimeve, stili i sotëm modern i ushqyerjes i cili bazohet tek bujqësia intensive dhe me një konsum tepër të lartë të mishit kërkon jo pak por rreth 3500 m2 tokë për person.
Nëse ne të gjithë do të ndiqnim një stil yshqyerje më të ekuilibruar që përmban fruta e perime të stinës, atëherë do të nevojiteshin vetëm 1500 m2 për person, pra shumë sipërfaqe toke do të ishte e lirë, e pashfrytëzuar, e pangarkuar, e pandotur dhe si pasojë në kushte më të mira natyrale dhe më e pastër, e bashkë me të edhe ajri që ne thithim.

2 - Evitimi i pesticideve
Kopshti biologjik në ambjentet e shtëpisë ofron prodhime të pastra e me kualitet, që nuk përmbajnë mbetje toksike e na ndihmojnë të mbajmë larg shumë patologji, disa edhe mjaft të rënda e të cilave u jemi shënjestër për gjithë jetën për shkak të kultivimit tradicional që lejon përdorimin e pesticideve.

3 - Të hash shëndetshëm
Ashtu si pika e përparme, kur ke nje kopsht tëndin ose një ballkon ku mund të mbjellësh e të zgjatesh dorën për të vjelë atë çka ke mbjellë me kujdes të ndihmon të ruash cilësinë e ushqimeve që do konsumosh për vete dhe fëmijët.

4 - Të ndihmon të gjesh optimizmin
Të gjithëve u rastisin periudha të vështira apo mbingarkuara, por falë kopshtit mund të gjesh besim e forca në vetvete. Të duket e cuditshme, por të shohësh të rritet dicka që ke mbjellë e kultivuar të dhuron një kënaqësi të pabarabartë, të rrit vetvlerësimin e të largon mendime negative. Besojmë se do të na japësh të drejtë pasi të kesh gjetur efektin antistres ☺


5 - Konsumimi i ushqimit të stinës
E dimë që në supermarkete gjejmë shpesh prodhime jashtë sezonit, si ato të kultivuara në serra teknologjike të cilat kërkojnë konsum të lartë energjitik edhe rrisin emisionin e dioksidit të karbonit në atmosferë, edhe kjo shkakton ndotje ambjentale. Pra, produktet e km zero eliminojnë ose reduktojnë këtë problem.
Por jo vetëm aq, të konsumosh prodhime të cilat ndjekin ritme stinore natyrale është dicka krejt tjetër, këtë do ta vërtetosh me kalimin e kohës, por për të të dhënë një ide të vogël mund të marrim një shembull: falë serrave që përmendëm më sipër ne sot mund të konsumojmë shalqi edhe në dhjetor apo cdo muaj tjetër, por po të dëgjojmë pak shqisën tonë të të ndijuarit do e kuptojmë se shalqini nuk është aq i dashur si në verë. Në këtë rast nuk luan rol kualiteti por nevojat tona trupore të cilat nuk janë të njëjtat në cdo stinë, fare e thjeshtë për ta kuptuar, në verë kemi nevojë për më shumë lëngje kurse në dimër për më shumë yndyrna. Pse kërkojmë me doemos të hamë në dimër ato që rriten në verë? Duhet të ketë një arsye pse disa lloje fruta perimesh rriten në verë e disa në dimër.

6 - Redukton kostot
Kjo është e lidhur me pikën precedente, pra kostoja e lartë e prodhimit në serra jashtë sezonit ka si pasojë edhe rritjen e cmimeve në tregje, prandaj domatet për vit të ri i gjejmë me 300 lek/kg.

7 - I dobishëm dhe i këndshëm
Kopshti shërben të kesh gjithmonë në tavolinë ushqime të freskëta, ndihmon në largimin e stresit e të lejon të argëtohesh. Gjithashtu, një kopsht i mbajtur mirë shërben për të zbukuruar ambjentet e shtëpisë, tarracën apo ballkonin duke dhuruar një shpërthim ngjyrash (sidomos në pranverë) të kënaqshëm për sytë e duke parfumuar në formën më të mundshme natyrale.




8 - Të kënaq kuriozitetin
Karrotat vishnje, domatet blu, patëllxhanë të bardhë etj. janë perime pak të njohura e që rrallë gjenden në treg, por që ne mund të provojme ti kultivojmë duke gjallëruar kuriozitetin tonë.

9 - Krijon shoqëri
Shpesh me praktikën e kultivimit është e nevojshme të bëhen pyetje apo shkëmbehen këshilla me të tjerë fillestarë ose ekspertë, duke kërkuar sugjerime e metoda për të pasur rezultate më të mira, ose për të gjetur farat e atyre perimeve që na mungojnë. Pra, bahçja jo vetëm ruan lidhjet në familje por edhe krijon të reja ne shoqëri.


10 - Ruajtja e biodiversitetit
Bahçja familjare luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe mbrojtjen e biodiversitetit.
Lloje të shumta frutash, perimesh, bimësh aromatike apo medicinale vazhdojnë të egzistojne si rezultat i një pune të mirë prej shumë fermerësh në vite e shekuj nga e gjithë bota. Për ta kuptuar sadopak vlerën e shumëllojshmërisë kujto pse para 20 vitesh hanim aq shpesh fasule?  😊



Mendojmë se këto janë disa motive vërtetë të vlefshme dhe shpresojmë që t'ju kenë ndihmuar e inkurajuar që të bëni më të mirën.


























Bahçja në Tetor


Dimri po afrohet dhe mbjelljet sa vijne e pakesohen me uljen e temperaturave, gjithsesi ka akoma bime te cilat mund te mbillen ne kete muaj.

Mbjellja.
Kemi disa bime me cikel te shkurter te cilat mund te mblidhen para ngricave si: spinaqi, rrepat, panxhari, sallatat, rukola, çikorjet per prerje.
Mire do te ishte qe te mund te mbilleshin ne minitunele me plasmas ose pelhura jo te endura.

Ndersa nga fundi i muajit mund te mbillen ato tipike dimerore te cilat nuk kane nevoje per mbrojtje, si: bizelet, bathet, qepujkat, hudhrat.

Trapianti.
Mund akoma te trapiantojme lloje lakrash, pazine, finoket, preshat.

Punimet.
Pergatitja e tuneleve te vegjel per mbrojtjen e bimeve nga i ftohti dhe ngricat.
Mund te fillohen pergatitjet per pleherimin e terrenit per stinen e ardhshme. Ne rekomadojme plehun stallor nese keni mundesi ta gjeni, ose te tille te perpunuar i cili mund te gjendet ne shitje me thashe zakonisht prej 25kg, sigurohuni qe te jete Bio.



Bacillus thuringiensis - insekticidi natyral ne kopshtin biologjik


Ne kete artikull do flasim per Bacillus thuringiensis, nje insekticid biologjik i perhapur gjeresisht ne nivel profesional ne bujqesine organike, shume i dobishem por fatkeqesisht i panjohur per shume fermere apo hobiste.
Bacillus thuringiensis eshte nje bakter i cili gjendet ne forme te natyrshme ne terren dhe nuk ka asnje efekt toksik ndaj njeriut, kafsheve apo ambjentit, por eshte efikas vetem ndaj disa familjeve insektesh te demshem per kulturat tona biologjike. Per keto vetì, bacillus eshte nje nder te paktet insekticide perdorimi i te cilit eshte i lejuar ne bujqesine organike.

Ky bakter sporagjen prezent ne forme te natyrshme ne terren u zbulua ne fillim te viteve '900 nga japonezi Ishiwata i cili mundi ta izoloje nga krimbat e mendafshit. U klasifikua ne 1911 nga gjermani Berliner i cili e izoloi nga larvat e moles.
Bakteret jane organizma mikroskopike njeqelizore te cilet riprodhohen me ane te ndarjes duke formuar koloni prej miliarda mikroorganizmash. Kjo ndodh kur kushtet ambjentale jane te favorshme, perndryshe kur jane te pafavorshme ne disa lloje bakteresh nder te cilet edhe bacillus thuringiensis, riprodhimi me ane te ndarjes ndalet dhe bakteri transformohet ne nje forme resistente qe quhet spore. Ne kete rast spora prodhohet brenda qelizes meme e cila luan rolin e nje kontenitori te quajtur sporangium. Ne te njejten kohe spores i formohet edhe nje kristal proteik me veprim instekticid. Kur krijohen spora dhe kristali, sporangiumi shkrin dhe cliron permbajtjen e tij ne ambjent. Bacillus thuringiensis eshte i perbere vetem nga keta dy elemente te cilet sperkaten mbi bimet: spora dhe kristali.

Larvat e insekteve qe gelltisin sporet dhe kristalet e bacillus thuringiensis pesojne demtime te aparatit tretes si pasoje e shnderrimit te kristaleve ne toksina, ne kete menyre larvat jane te destinuara te paralizohen ose te ngordhin. Theksojme se bacillus thuringiensis eshte i limituar dhe efikas vetem ne fazen e larvave, nuk vret vezet apo insektet e medhenj si insekticidet kimike, pra duhet aplikuar ne fazen e duhur.

Bacillus thuringiensis ka efekt vetem ndaj disa lloje speciesh, prandaj edhe eshte totalisht i pademshem ndaj insekteve te dobishem ne kopsht, si bletet apo shtatepikaloshet. Gjithashtu eshte i pademshem ndaj zogjve, peshqve apo njeriut.


Bacillus thuringiensis ndahet ne disa dege dhe secila prej tyre vepron ne nje familje te caktuar insektesh. Pra, eshte e rendesishme te njohim jo vetem llojin e paraziteve te cilet na demtojne kulturen por edhe varietetet e bacillus me te cilet duhet ti luftojme.

Bacillus thuringiensis kurstaki (B.t.k.)
Ky eshte variegati me i njohur dhe i perdorur ne bujqesine organike dhe efikas ndaj:
Tenjes se perimeve ne kopsht si, asaj te domates (tuta absoluta), te lakres, te misrit, buburrecit te patates, mizes se ullirit etj.

Bacillus thuringiensis israelensis (B.t.i.)
Eshte me shume i perdorur kunder mushkonjave

Bacillus thuringiensis aizawai (B.t.a)
Perdoret kunder tenjes se dyllit, fluturave te nates etj.

Si perfundim
- Duke pare se Bacillus thuringiensis eshte mjaft selektiv, eshte e nevojshme te njohim parazitet qe kemi ne kulturat tona edhe te perdorim llojin e duhur te bacillus.
- Bacillus thuringiensis eshte efikas vetem ndaj larvave, prandaj duhet te nderhyjme ne momentin e duhur.
- Sperkatja duhet kryer ne oret e vona te dites, kur dielli ka perenduar pas degradohet shpejt prej rrezeve te diellit dhe nuk ka efekt.
- Nga momenti i sperkatjes duhet respektuar koha e duhur per konsum, pra 3 dite.
- Edhe pse eshte nje insekticid natyral, perdorimi i maskes apo mjeteve te tjera mbrojtese si dorashkat eshte i nevojshem.

Interesohuni prane farmacive bujqesore per kete produkt totalisht te pademshem per organizmin dhe ambjentin dhe ndiqni udhezimet e detajuara te perdorimit mbi etiketen e amballazhit.





Si shoqërohen bimët në kopsht?


   

Mund te kultivohen perime te ndryshme prane njera tjetres ne te njejtin vend? Sigurisht qe po, perkundrazi ashtu duhet. Kultura e perzier ne fakt, jo vetem qe shpesh nuk shakakton probleme, por, ne te kunderten, mund te kete efekte shume perftuese tek kulturat e shoqeruara.
Kjo metode, pervecse mund te jete e pershtatshme ne vazo, mund te aplikohet edhe ne toke. Nuk ka problem te perzihen kultura te ndryshme brenda se njejtes parcele, POR nuk eshte edhe kaq e thjeshte. Nese egzistojne lloje perimesh te cilat te shoqeruara me njera tjetren kane perfitime, ka gjithashtu lloje te cilat nuk pajtohen, madje demtojne njera tjetren (bimet jane si njerezit)

Ja disa rregulla te thjeshta e te dobishme per tu orientuar fillimisht (ne te ardhmen do shohim me me shume hollesi)

Jo te se njejtes familje
Shoqerimet e perimeve te se njejtes familje botanike duhet te evitohen absolutisht. Jo vetem qe kane te njejtat nevoja ushqimore dhe si pasoje shfrytezojne terrenin ne te njejten menyre, por zakonisht terheqin edhe te njejtet parazite e semuren lehtesisht. Nje shoqerim i tille do te perfundonte duke dobesuar te dyja kulturat bashke. P.sh. kastraveci, kungulli, kungulleshkat, shalqini etj. jane te se njejtes familje (kukurbitace) dhe nuk duhet te vendosen prane njera tjetres, ose patellxhani, speci, domatja, patatja jane nje tjeter familje (Solanace) dhe nuk shoqerohen bashke.

 


Te shpejtat me te ngadaltat
Per fat, jo te gjitha bimet kerkojne te njejten kohe per tu rritur. Ka perime si bizelet, fasulet, domatet, lakrat qe nese riprodhohen duke filluar nga fara kane nevoje per disa muaj qe te piqen, nga ana tjeter ka te tilla si sallata, spinaqi etj. te cilat mund te vilen pas 1-2 muajsh. Truku i shoqerimit qendron ne vendosjen e perimeve me rritje te shpejte tek ato me rritje te ngadalte. Ne kete menyre ne pak kohe mund te mbledhim perimet e shpejta para se ato te ngadalta te kene pushtuar hapesiren.


Bishtajoret jane te cmuara
Legumet (bishtajoret) si fasulet, bizelet, batha etj. kane aftesine te percojne azotin nga ajri ne terren dalngadale ndersa rrenjet u dekompozohen, duke u kthyer keshtu ne nje fertilizant te shkelqyer per kulturat qe do i pasojne ne ate vend.

Bimet aromatike jane insekticide natyrale
Aromat e bimeve te cilat perdorim ne guzhine shpesh kane efekt kunder insekteve. Prandaj, pervec dobise se tyre ne recetat tona te guzhines, eshte mire qe te mbillen gjithmone ne bahcen tone bime aromatike si borziloku, trumza, rozmarina, sherebela, hudhra etj.


Mbrojtja reciproke
Ka disa shoqerime famoze ne te cilat njera specie ka vetine te mbaje larg parazitet e species se shoqeruar, si ne rastin e barit te qepes qe mbron luleshtrydhen, domatja qe ruan lakrat prej flutures, preshi dhe qepa shkojne me selinone, hudhra dhe qepa mbrojne karroten etj.

Me poshte gjeni edhe tabelen e shoqerimeve me bime ndihmese te cilen mund ta shkarkoni edhe ta ruani.






Bahçja në Shtator



Ashtu sic thote populli, "iku vapa me gushtin" keshtu fillon ndryshimi edhe ne bahce pasi shtatori eshte muaji kalimtar prej veres ne vjeshte, temperaturat dalengadale do fillojne te ulen por ky eshte nje muaj i mire per mbjelljet dhe trapiantet e kulturave qe do te konsumohen gjate vjeshtes apo dimrit.
Ne foton e meposhtme do te gjeni disa lloje perimesh te cilat mbillen gjate ketij muaji, POR duhet gjithmone te keni parasysh zonen ku jetoni pasi kalendari i referohet gjithmone klimave me temperatura te mesme e jo ekstreme, prandaj nese nuk keni pervoje eshte gjithmone nje metode e mire qe te pyesni dike qe kultivon prej vitesh ne ate zone.

Nese sapo jeni kthyer nga pushimet e veres normalisht bacja ju ka munguar dhe tani besojme do ti pervisheni punes me ca me shume deshire, prandaj edhe ju urojme te çmalleni e te kenaqeni me token qe mezi pret perkujdesjen e duarve tuaja. Ndonje me siguri do te thote "e kë do te merrte malli per token?" - mbase jo te gjithe, por ata qe vertet i njohin vlerat e saj kemi bindjen se ndajne te njejtin mendim me ne.

Mire u lexofshim heres tjeter! 😊



Farat vdekjeprurëse OMGJ


Nje organizem i modifikuar gjenetikisht (OMGJ) eshte nje qenie e gjalle qe zoteron nje trashegimi gjenetike te modifikuar  me ane te teknikave te inxhinierise gjenetike, te cilat lejojne futjen, eliminimin ose modifikimin e elementeve gjenetike.

Ky eshte percaktimi shkencor per te shpjeguar cfare nenkuptohet kur flitet per organizmat e modifikuar gjenetikisht. Por, cfare rreziqesh sjellin keto manipulime? Cilat deme i shkaktojne ambjentit, personave, kafsheve? Ne natyre jane prezente mijera specie te ndryshme, bimore e shtazore, e per secilen prej tyre varietete te shumta, psh. egzistojne 7000 tipologji mollësh, por kualitetet qe gjejme ne treg jane jane vetem 4 ose 5. Behen kerkime te ndryshme edhe zgjedhje ne menyre te tille qe te sillen ne treg mollet qe kane pamjen me te bukur, me më shume arome, më të shijshme, e me nje konsistence me te deshirueshme per konsumatoret, praktikisht ato te cilat shiten lehtesisht.


Nje proces i tille ngjashem ndiqet per te pasur produktet OMGJ, por ne kete rast ne vend te varieteteve me te mira te nje specieje te caktuar, jane zgjedhur disa gjene te nje fruti apo perimeje qe pastaj i bashkohen te tjere organizmave te gjalle. Manipulimi i gjeneve ka qellimin te nxjerre nga nje organizem i gjalle i caktuar ato karakteristika te vleresuara si me te mirat, te cilat te perziera me ato te nje tjetri sjellin lindjen e nje produkti qe mund te kete me shume perhapje ne treg (me rezistent ndaj klimes, paraziteve, me te bukur ne pamje... por me cfare pasojash?). Cdo qenie e gjalle, bimore ose shtazore, zoteron nga natyra ne trashegimine e vete gjenetike karakteristika te cilat i lejojne te mbijetoje ne nje zone te caktuar me mire se ne nje tjeter, nje temperature te caktuar, apo lartesie te caktuar (le te marrim nje shembull: caji i malit nuk rritet ne bregdet, edhe nese rritet nuk ka ato vlera medicinale) duke egzistuar bashke me forma te tjera jete origjinale te atij vendi te caktuar. Per te qartesuar idene, le te krahasojme trashegimine gjenetike te nje organizmi te gjalle me tastieren e nje kompjuteri; nese do te na duhej te shkruanim me nje tastiere se ciles i jane hequr disa taste, do ta kishim te veshtire te plotesonim ndonje fjale, edhe me veshtire akoma ndonje fjali. E njejta gje ndodh persa i perket OMGJ-ve, ato nuk jane organizma qe egzisotjne ne natyre, ti heqesh nje bime disa "taste" do te thote ti heqesh aftesine qe kishte nga natyra te perballonte kushtet e keqia te motit, barishtet e keqia, parazitet, dhe riprodhimin. Ne fakt, farat e modifikuara gjenetikisht jane sterile, ofrojne mundesine e nje prodhimi te vetem, dhe e gjithe kjo eshte studiuar posacerisht nga multinacionalet e ketij sektori pikerisht qe fermeret te jene te detyruar te furnizohen prej tyre ne forme te vazhdueshme e me kosto gjthnje e me te larta. (Kjo eshte quajtur Teknologjia Terminator)



Teknologjia Terminator
Prodhimi i farave inerte (jo aktive), te paafta te riprodhohen.
Fara e hedhur ne treg eshte ekologjikisht e paplote dhe prezanton dy nivele deshtimi:
- Nuk eshte me ne gjendje te rigjenerohet, permes transformimit teknologjik biodiversiteti nga burim i rinovueshem kthehet ne burim te parinovueshem.
- Nuk prodhon nese nuk eshte e shoqeruar nga impute te jashtme, si perdorimi i pesticideve, fertilizanteve kimike etj.

Multinacionalet (Monsanto psh) synojne te afrojne fermeret e vegjel duke i ofruar produktet e tyre laboratorike me premtimin e nje rendimenti me te larte prodhimi sepse farat e tyre jane me rezistene se ato te pamanipuluara. Fermeri duke pranuar kthehet automatikisht ne skllav te ndermarrjeve multinacionale te farnave, i detyruar te furnizohet gjithnje prej tyre sepse farat e tyre nuk riprodhohen e nderkohe kane kthyer terrenin te paafte te pranoje kultura te tjera. Monokulturat, ne vecanti ato OMGJ, jane nje nga shkaqet e para te shpyllezimit, provokojne thatesiren e tokave te shkaktuar nga humbja e burimeve hidrike te perdoruara ne sasi te medha per keto lloj kulturash dhe nga perdorimi ne sasi te medha te pesticideve te nevojshem per nje rendiment te larte.

Organizmat gjenetikisht te modifikuar nuk zoterojne (ndryshe nga cfaredo lloj organizmi ne natyre) aftesine per t'ju pershtatur e mbijetuar ndryshimeve klimatike, semundjeve apo barishteve te keqia; kulturat OMGJ jane identike njera me tjetren, nese semuret nje bime gjithe te tjerat e pasojne.

Nje tjeter dem ambjental i lidhur me kultivimet OMGJ eshte shkaktuar nga perdorimi i rendomte i pesticideve te nevojshem per prodhim te suksesshem, prodhim qe do te jete helm i paster. Multinacionalet e sektorit bujqesor krijojne posacerisht fara te cilat per tu rritur kane nevoje per keto substanca te cilat po ata vete i prodhojne (treg helmues 360°). Ne kete menyre fermeri, pervecse do te duhet te jete i varur nga keto ndermarrje per farat, do te jete i detyruar te bleje edhe keto lende kimike. Pesticidet e perdoruara jane shume te demshem per shendetin e personave (si kultivuesi edhe konsumatori), rezistojne ne brendesine e frutit qe arrin ne tavolinen tone, shkaktojne vdekjen e kafsheve qe kullotin ne terrenet e trajtuara dhe kercenojne me epersine e barishteve te keqia qe behen gjithmone e me rezistente ndaj ketyre lendeve dhe demtojne bujqesine. Jane gjithashtu nje kercenim i furnizimit ne rang boteror; kulturat OMGJ duke zevendesuar ato te specieve te ndryshme te bimeve prezente ne vendet qe ofrojne klime me te favorshme, shkaterrojne biodiversitetin e atre zonave, duke limituar rendimentin e te korrave ne ate te vetem nje specieje. Ne rast epidemie, cdo bime vdes duke lene popullsine lokale (e jo vetem) pa burime me te cilat do te mund te mbijetonin. Shumellojshmeria ushqen te gjithe (terrenet dhe banoret), kurse njellojshmeria sjell vetem shfarosje.

Ajo cfare ka ndodhur ne Indi kohet e fundit eshte nje shembull dramatik se si kulturat OMGJ kane demtuar te gjithe; Monsanto ndermjet 1997 e 2010 ka zevendesuar kultivimin e varietetit te pambukut lokal me ate OMGJ te prodhuar prej tyre. Te zbuar nga tokat e tyre, i vetmi burim mbeshtetjeje per ta, llogaritet se ne ate periudhe ne Indi 250.000 bujq jane vetevrare.
Pertej drames sociale, eshte per tu shenuar ajo ambjentale; terrenet ne te cilet kultivohen keto kultuara vdesin, humbasin pjellorine prej kultivimit te farave te cilat nuk permbajne jete ne brendesine e tyre, parazitet e rinj qe nderkohe ishin mesuar ti rezistojne OMGJ shumezohen, perdorimi i pesticideve dhjetefishohet dhe kafshet shtepiake e ato te zbutura vdesin ne menyre te pashpjegueshme  pasi te kene kullotur pas mbledhjes se pambukut OMGJ.


Produktet gjenetikisht te modifikuara qe arrijne ne tavolinat tona jane bomba kimike, fryte te eksperimenteve laboratorike qe kane nevoje per sasi te pamasa pesticidesh qe te mund te rriten. Cfare mbrojtje i ofrohet shendetit dhe jetes se njerezve? OMGJ rrisin rrezikun e perhapjes se kancerit, pervecse tashme nuk permbajne me asgje prej atyre elementesh ushqyes qe nje frut natyral do te ofronte. Shpesh multinacionalet justifikojne gjithe kete duke deklaruar se kulturat OMGJ jane zgjidhja e urise ne bote, por ne fakt eshte krejtesisht e kunderta. Zgjidhja e fenomenit te urise
 ne bote duhet ti perkase nje menaxhimi me te arsyeshem e kujdesshem te tokave, nje tregu me km 0, duke i dhene mundesine atij qe kultivon te perfitoje frytin e prodhimit te tij, ne vend qe ta harxhoje per te shendoshur ato vende me nje nivel tejet te larte konsumizmi.

Raste qe japin shprese
Se fundmi Peruja ka aprovuar nje ligj i cili ndalon perdorimin e perberesve te modifikuar gjenetikisht ne vend. Megjithese qeveria e meparshme kishte shtyre ne te shkuaren per legalizimin e OMGJ, peruanet sot kane vendosur te mbrojne speciet e tyre native, si patatet, misri i bardhe gjigant, dhe misri vishnje, etj. Duhet te marrim shembull prej peruaneve e te protestojme per te bere te vlefshme te drejtat tona, derisa edhe Bashkimi Europian te kujtohet qe duhet te na mbroje neve, e jo korporatat e medha.

PO NE, KU JEMI?
Me keqardhjen me te madhe mund te themi se Shqiperia ndodhet vite drite larg ndergjegjesimit persa i perket ceshtjes. Pjesa me e madhe vuajne prej mungeses se informacionit, dhe shumica e pjeses se mbetur tregohen indiferente per ate cka ndodh duke u mjaftuar me sigurimin e vaktit te radhes pa i kushtuar aspak rendesi se cfare permban pjata.

E veshtire te ndryshohet situata ne rang boteror, megjithate, nese secili mendon pak me shume per veten dhe femijet e vet, kjo eshte rruga e duhur.
Nese do te kultivosh Bio duhet te fillosh nga farat, gjej fara natyrale dhe riprodhoji pambarimisht pa qene nevoja ti blesh me kurre, pastaj fillo tu japesh edhe te tjereve me qellim qe asnje banor i dheut te mos jete i varur prej superfuqive.

Mos harro qe, farat jane thesari me i madh qe mund te gjendet mbi toke, pa to nuk do te kishte jete..








Riprodhimi i farave të domates

Shumica e fermerëve  dhe e fshatarëve fatkeqësisht nuk praktikojnë ose nuk e kanë fare idenë e riprodhimit të farave, si dhe pse duhet bërë, cilat janë arsyet dhe benefitet e riprodhimit të farave, por gjejnë rrugën më të shkurtër duke i blerë farat dhe shpesh pa njohur prejardhjen e tyre, ose më keq akoma blejnë fidanë të gatshëm. Artikullin e ardhshëm do të ndalemi pikërisht mbi këtë temë mjaft të rëndësishme jo vetëm për fermerin por mbi të gjitha për konsumatorin dhe banorin e planetit Tokë.

Gjithsesi, për ata që kanë sadopak dëshirë të vetëprodhojnë farat e tyre sot do të shohim në lidhje me domaten, më të bukurën dhe dëshiruarën e perimeve, pasi është momenti i duhur. Proceset e riprodhimit dhe ruajtjes të saj janë fare të thjeshtë, por që duhen respektuar.

1. Zgjedhja
Fruti prej të cilit do të merren farat duhet të zgjidhet prej bimës më të fortë dhe të shëndetshme, pa sëmundje. Momenti i këputjes duhet ta ketë kaluar fazën e pjekjes për konsum normal, pra duhet të jetë i tejpjekur. Fruti i farave duhet të merret prej pjesëve më të poshtme të bimës, kati i parë.


2. Marrja e farave
Në fotot më poshtë ilustrohet se si domatja (këtu kemi varietetin dardhëz) pritet, shtrydhet në mënyrë që lëngu dhe farat të derdhen në enën që kemi në dispozicion, ku edhe do të rrinë për 3 ditë në një ambjent normal dhe larg dritës së diellit.



3. Pastrimi
Pas 3 ditësh do të vërejmë se në sipërfaqe do të jetë krijuar pak myk, kjo është normale dhe eviton transmetimin e ndonjë sëmundje të mundshme nëpërmjet farave tek bimët e reja. Farat shpëlahen me ujë të rrjedhshëm derisa të jetë eliminuar masa xhelatinoze.


4. Tharja
Farat e lara fërkohen e fshihen me letër thithëse apo copë të përshtatshme dhe lihen të thahen për 4-5 ditë në ambjent të ajrosur dhe larg dritës së diellit.

5. Ruajtja
Pasi janë tharë farat mund të futen në një zarf letre mbi të cilin mund të shkruani vitin e prodhimit dhe varietetin. Vendosini në një vend të ajrosur, pa lagështirë dhe pa dritë.
Farat e domates ruajnë fuqinë mbirëse për 4-5 vjet.

Tani që mësuat si përftohen këto fara, nuk keni më nevojë të bleni fidanë tek kopshtari.

Farat e bimëve janë pasuritë më të mëdha që gjenden mbi tokë, vlerësojini dhe ua transmetoni edhe të tjerëve, sidomos fëmijëve tuaj.

Grackat kromotropike ne kopshtin familjar



Cfare jane grackat kromotropike?
Ne bujqesine organike tashme eshte i perhapur prej kohesh perdorimi i ketyre krackave. Thjesht behet fjale per lloje te vecanta fletesh apo panelesh te plastifikuara mbi te cilet eshte aplikuar nje ngjites special. Ne kete menyre fletet e ngjyrosura terheqin insektin e demshem i cili ngel i ngjitur mbi siperfaqe.
Fale ketij kurthi, mund te shohim c'lloj insektesh gjenden ne zonen tone, sasine e tyre, edhe pastaj ti luftojme ne formen e duhur.
Perdorimi i grackave eviton aplikimin e substancave toksike (insekticidet) ne ambjent dhe mbi vegjetacionin e bimeve qe do te na duhet te mbrojme. Bashke me metodat e tjera mbrojtese si tretesirat natyrale (hithra, bishtkali, fieri, hudhra), bacillus thuringiensis, sapuni i marsejes, vaji i neem, grackat kromotropike rrisin ne menyre sinergjike efikasitetin e tyre.

Ngjyrat e fleteve gracka
Ne natyre eshte e lehte te dallosh se si insektet jane te terhequr me shume nga disa tonalitete ngjyrash se disa te tjera. Nga eksperimentet e kryera eshte evidentuar se ngjyrat me te mira per grackat jane e verdha dhe bluja.
Disa lloje insektesh qe ato terheqin jane:
miza e bardhe, miza e ullirit, afidet, flutura e qershise, fluturat e zakonshme, minatoret e gjetheve etj.

Kujdesu per shendetin tend, te femijeve, dhe ambjentin qe na rrethon e ne te cilin jetojme e duhet te thithim ajer cdo dite, perdor grackat kromotropike ne bahcen tende dhe JO INSEKTICIDE!

Hithra, nje antiparazitar natyral


Nder insekticidet natyrale, nje nga me te rendesishmit per kopshtin familjar eshte tretesira e hithres, pasi qe jo vetem eshte plotesisht nje preparat biologjik por edhe mund te jete i veteprodhuar shume thjeshte dhe me nje kursim te madh ekonomik ne krahasim me insekticidet qe gjenden ne treg.
Hithra eshte nje bime spontane shume e perhapur e prandaj eshte nje perberes gjithmone i disponueshem per te pregatitur nje antiparazitar natyral dhe ekonomik

Pergatitja e tretesires
Pergatitja eshte e thjeshte; bimet priten ne baze (rrenjet nuk sherbejne) dhe lihen te zhytura ne nje ene me uje per 12 ore, pastaj uji i cili ka marre substancen djegese te hithres filtrohet dhe sperkatet mbi bimet e kopshtit te cilat na interesojne. 

Ne nje artikull te mevonshem do te shohim se si hithra mund te na sherbeje si nje ushqim gjethor per bimet e kopshtit. 

Falemnderit Natyres qe ka te gjitha zgjidhjet. 👌

10 keshilla për të pasur sukses me bahçen


Dëshironi të filloni një kopsht perimesh, por trembeni të bëni diçka të gabuar?
Ke frike te humbasesh mund e kohë pa qenë në gjendje të marrësh dicka të mirë nga kulturat e tua fillestare të tokës, të mos mund të marrësh perimet e frutat qe deshiroje?
Mos u shqetëso shumë, kopshti kërkon përkushtim dhe këmbëngulje, pak durim, por kjo nuk është aspak e vështirë.

Ka gabime që duhet të shmangen, por me disa këshilla prej atyre qe kane me shume përvojë mund të bëhet një objektiv i mundshem, për të ngrënë ushqime të shëndetshme te rritura nga vete duart e tua.

1 - Fillo me pak dhe ate qe te pelqen te hash
Shpesh, herët e para bëhet gabimi i mbjelljes së gjithë farave që kemi në dispozicion, ndërsa do të ishte mirë që vitin e parë të mbjelleshin dy ose tre gjëra e me pas te shtoheshin pak e nga pak. Mbjellja vetëm e asaj që te pëlqen të hash është një rregull themelor. 

2 - Mbill kur eshte momenti i duhur
Është e rëndësishme që të ndiqet një kalendar mbjellje, sepse në qoftë se ne mbjellim shumë shpejt mund të kemi probleme me ngricat, dhe nese mbjellim tepër vonë mund te mos piqen.
Ndiqni një program të bazuar në zonen në të cilën jetoni dhe  kërkoni ndihmë prej atyre qe kultivojne prej vitesh, është e rëndësishme të dish se kur duhet mbjellë çdo gjë.

3 - Mbill ate cfare rritet ne zonen tende
Ka bimë që rriten në rajonet e ngrohta dhe të tjera që preferojnë klimat e fresketa.
Me siguri ju tashmë e dini cilat janë ato që rriten me mirë në zonën tuaj, sepse mund ti shihni cdo dite, gjithsesi, gjithmonë pyesni dikë që është më i ditur se ju në lidhje me varietetet lokale që i pershtaten me mirë zones dhe japin rezultatet më të mira.

4 - Kujdes ujitjen
Asnjëherë mos e përmbytni tokën, as shumë dhe as pak ujëUjitja duhet te behet në orët e para të mengjesit ose ato te vona te mbremjes, në mënyrë që uji te mos avulloje shpejt dhe toka te mund ta thithë. Shmangni ujitjen ne ditët e vrenjtura edhe të ftohta.

5 - Pleherimi Natyral
Kerkoni gjithmone plehun stallor ose plehra të tjerë të ngjashem, të cilat janë më të mirat për lëndet ushqyesve që ato përmbajnë dhe për furnizimin e tyre natyror që i japin tokës.

6 - Kontrollo parazitet
Mbani gjithmonë nën kontroll parazitët.
Përdorni bimë aromatike, të cilat janë mënyra më e mirë natyrale për të mbajtur larg insektet e demshem nga perimet.

7 - Mbaj token e shendetshme
Një tokë e shëndetshme nuk ka probleme me parazitet e semundjet dhe gjithmonë jep të korra të mira, kështu që është e rëndësishme të ndiqen të gjitha këshillat e nevojshme. Edhe me pleherimin nuk duhet tepruar duke menduar se sa me shume te perdoret me mirë eshte, si në të gjitha gjërat është e rëndësishme të mbahet nje terren i balancuar
Terreni gjithashtu duhet te jete gjithmone i ajrosur, prandaj here pas here do te na duhet ta shkriftojme me veglat e pershtatshme (psh kazma) por pa demtuar rrenjet e bimeve.

8 - Puno me diellin
Ekspozimi ne diell i kopshtit është thelbësor për shumë lloje të perimeve. Nuk mund të rriten domate ose patëllxhane në një pozicion që merr rreze dielli për shumë pak orë të ditës, ne nje vend të tille mund te zgjedhim te mbjellim perime të tjera më të përshtatshme që rriten në gjysmë-hije (spinaq, hudhër, qepë, sallate, etj).
Pra, para fillimit të çdo kultivimi, duhet të sigurohemi se sa orë me diell ne dite do te gëzoje vendi në të cilin do të kultivohet.

9 - Praktiko mbulesen
Mbulesa është nje praktike e përdorur në kopshtari dhe bujqësi e cila i referohet një mbulese mbrojtëse për tokën, dhe mund të bëhet me materiale natyrale si psh byku ose bari ti thate,  ose artificiale (si plasmasi i zi tek luleshtrydhet psh). Qëllimi është që të ruaje nje ekuiliber edhe për të shmangur luhatjet e temperaturës, për të mbajtur lagështine e nevojshme gjate muajve me te nxehte dhe për të frenuar rritjen e barërave te këqija.

10 - Ruaj distancen ndërmjet bimëve
Kur ju mbillni diçka, duhet të parashikoni dimensionet qe ato mund te kene gjate fazave të zhvillimit të tyre. Bimet nuk mund të qëndrojë shumë ngjitur me njëra-tjetren, me qellim që të kenë ventilim të mjaftueshem edhe te evitohet konkurrenca për ujë, dritë e lëndë ushqyese.

Me krahë të lehta!  😉








Kultivimi i domates në bahçe. Çfarë duhet të dimë për mbretëreshën e perimeve.



Domatja eshte me siguri perimja e cila na pelqen me shume te kultivojme ne kopshtin familjar, bime e cila na ofron vjelje gjate gjithe veres.

Terreni dhe klima e pershtatshme
Domatet kane nevoje per nxehtesi dhe diell, kushte te domosdoshme qe mundesojne nje kultivim te mbare. I pershtaten tipeve te ndryshme te terrenit, nese jane pergatitur sic duhet: pozicionimi ne nje zone te ekspozuar mire ndaj diellit, terreni i punuar, ajrosur dhe i pasuruar me lende ushqyese, mundesisht me pleh stallor te maturuar dhe perzier ne terren ne periudhen vjeshte-dimer per te qene gati per mbjelljen e pranveres. Domatja eshte nje bime mjaft kerkuese, prandaj nje pleherim i tille baze do te ishte hapi i pare per te pasur bime te shendetshme dhe produktive.

Mbjellja
Zakonisht domatet mbillen ne serra te vogla (farishte) ne Shkurt - Mars ne kontenitore me vrima ose gota te madhesie te pershtatshme per rritjen dhe pregatitjen e tyre per ti mbjelle me pas ne terren. Pasi kontenitoret mbushen me dheun perkates futen farat (2 per gote) ne nje thellesi jo me shume se 0,5 cm dhe mbulohen me nje shtrese te holle dherishteje e me pas ujiten me kujdes pa shkaktuar spostimin e farave.
Kontenitoret vendosen ne nje ambient me temperature 20-25 °C dhe pas rreth 7-10 ditesh do te shohim farat e mbira. Gjate ketyre diteve nevojitet ujitja nese dherishtja rezulton pa lageshtiren e nevojshme. Kur bimet kane arritur 5-8cm eliminohet nje prej tyre edhe lihet nje per cdo gote, ajo me e fuqishmja dhe e shendetshmja.

Trapianti
Kur bimet e reja kane arritur nje gjatesi 15-20cm eshte momenti i duhur per ti mbjelle ne terren. Temperaturat duhet te jene stabilizuar edhe te mos zbresin nen 12 °C edhe gjate nates, pra gjate periudhes Prill-Maj. Bimet mbillen ne distance 50cm njera nga tjetra gjate rreshtit dhe 70-80cm ndermjet rreshtave. Kubiku i dheut vendoset ne nivel me terrenin, ngjishet lehtesisht e me pas vaditet per te mundesuar zenien e tyre.

Vaditja, mbeshtetja, krasitja
Domatet kane nevoje per pak kujdesje por qe jane themelore; vaditja duhet kryer ne menyre te rregullt, ne baze edhe te temperaturave, duke e rritur frekuencen grate muajve me te nxehte.
Per te favorizuar shendetin e bimes dhe prodhimin e frutave nevojitet eliminimi i sqetulloreve.
Pas trapiantit aplikohet mbeshtetja e bimeve sipas metodes se preferuar, me fije ose kallama.

Pleherimi
Mund te praktikohet edhe gjate fazave te rritjes, sidomos kur terreni eshte shume i varfer. Rekomandojme gjithmone plehera organike me prejardhje shtazore ose bimore, por asnjehere kimike.

Vjelja
Frytet e para do te piqen rreth dy muaj pas trapiantit, nje moment i cili do t'ju gezoje zemren ndersa thoni: "e kam bërë me duart e mia.. "



Shtatë pikaloshja, insekti i dobishëm në kopshtin biologjik



E famshmja dhe e bukura Nuse pashke, Mollëkuqja, Buburricka apo 7 pikaloshja.. Me cilin emër e njihni? 
Me shume bindje mund te themi se deri tani shumica prej nesh nuk kane pasur me te voglen ide mbi vleren e kesaj miresie te natyres. 
Mollëkuqet, Coccinellidae, janë një familje e madhe e insekteve që i përkasin rendit Coleoptera. 
Ne kete artikull do ti kushtojme ketij insekti te bukur një studim të veçantë, pasi ajo është një nga insektet më të dobishme në kopshtin tone organik . 
Në natyrë, për fat të mirë, nuk egzistojnë vetem insekte parazite që shkaktojnë dëme në kulturat tona, por edhe insektet te dobishmeNder ta, mbi të gjithe, mollekuqet meritojnë vemendje te vecante. 
Këta brumbuj të vegjel në ciklin e tyre normal biologjik mbrojne bimët tona nga insektet problematikë.
Le ti njohim pak me mire..
Nje tjeter argument i rendesishem eshte si te mund ti terheqim ne kopshtin tone biologjik, duke kerkuar sa me shume te jete e mundur shumezimin e tyre.
Ketu duhet pasur parasysh qe, vetem kush praktikon bujqesine organike mund te shohe me interes mollekuqet. Perdorimi i pesticideve kimike ne fakt shkaterron gjithe ekosistemin dhe kush i perdor nuk mund te prese ndihmen e insekteve te dobishme.

Mollekuqja eshte e perhapur ne gjithe boten dhe jane mbi 6000 specie te ndryshme. Ne anglisht quhet Ladybug, mbase per cilesite e saj pozitive. Prezenca e saj eshte shpesh e shoqeruar idese se kopshtit biologjik.
Ka forme gjysmesferike e dimensione variuese, ne varesi te species nga 2-7mm gjatesi, rralle deri 1 cm.

Mollekuqet jane predatore te jashtzakonshme. Ushqehen me insekte parazitare te kulturave dhe ajo qe i karakterizon eshte specializimi ne menyre ekstreme. 
Ka specie qe ushqehen vetem me afide, te tjera me cocciniglie,te tjera me merimanga etj.
Prandaj mollekuqet jane insekte te dobishem dhe shume themelore ne luften biologjike, keshtu qe duhen mbrojtur e ruajtur duke evituar perdorimin e pesticideve kimike te cilat i shfarosin ato.

Nje nga speciet me te njohura eshte Shtate Pikaloshja (Coccinella Septempunctat) e zakonshme, e kuqe me 7 pika te zeza. Eshte shume aktive gjate pranveres, ushqehet me afide dhe mund te eliminoje deri ne 100 te tille ne dite.

Per detaje te specieve dhe karakteristikat e tyre do te ndalemi me shume heres tjeter.   

Duke konkluduar mund te themi se eshte e mahnitshme kur shohim e kuptojme se si funksionon Natyra, mbron dhe ruan vetveten ne gjithe ekosistemin e saj, ndersa ne e shkaterrojme duke shfarosur pjese te sistemit te saj e pastaj mundohemi te riparojme duke perdorur helme vdekjeprures.

Le te mesojme prej Natyres e te bashkveprojme me te, e jo kunder saj.