Bahçja në qershor

Nje proverb thote:
"nese nuk djersit ne qershor, buka e vera do te mungojne"

Kete muaj kultivimi i kopshtit eshte vertet i kenaqshem dhe relaksues. Pas shirave te pranveres me ne fund kemi mundesine te kalojme me shume kohe, deri edhe ne mbremje vone, kjo si pasoje e zgjatjes se dites. Vapa akoma nuk ka filluar te jete shume bezdisese si ne korrik, prandaj keto dite duhen shfrytezuar.
Perimet tuaja tani shtohen dita dites dhe mund te vilni jo vetem sallate apo spinaq si ne muajt e kaluar por edhe kungulleshkat, domatet apo trangujt. E dime shume mire qe i keni pritur me padurim dhe frytet e para do te jene edhe nje shtyse per mbjelljet apo trapiantet e ketij muaji.
Me rritjen e ndjeshme te temperaturave do te jete e nevojshme qe ujitjet te jene me frekuente dhe per ju qe keni pak pervoje ju kujtojme qe ato te kryhen pasdite vone ose ne mengjes heret.
Do t'ju duhet edhe te prashitni pasi normalisht pas shirave toka ka tendencen te krijoje nje kore siperfaqesore e cila pengon ajrosjen e terrenit dhe sistemit rrenjor te bimeve, gjithashtu nevojitet edhe eliminimi i barishteve "te keqia". Disa bime mund te kene nevoje per mbathje ose disa per mbeshtetje ose lidhje, pra kete muaj nuk mund te ankoheni se nuk keni me c'te merreni  😀 do te jeni thuajse gjithmone te zene.




Mbjelljet me fara:
Kungull-eshka, rukola, rrepa, majdanoz, presha, sallata, fasule, qepe, tranguj, lakra, karrota, pazì, panxhar, borzilok, selinò, kardo.

Trapiantet e fidaneve:
Tranguj, domate, patellxhane, speca, kardo, presha, kunguj, pazì, pjeper, shalqi, bamje, borzilok ose te tjera aromatike, ndonje varietet luleshtrydheje ose riprodhimi nepermjet lastareve te bimeve qe keni.

Urojme qe te keni prodhime te mbara  🙏

Bahçja në Maj

Ja ku jemi me ne fund ne Maj, pranvera tashme ka ardhur ne formen e saj me te plote, vera eshte afer dhe perimet rriten duke i pare me sy.
Nese akoma nuk e keni filluar kopshtin tuaj eshte momenti per te vepruar.
Maji eshte muaji ne te cilin mund te mbillet apo trapiantohet praktikisht cdo gje ne fushe te hapur, gjithashtu eshte nje muaj i mbushur edhe me pune pasi pervec disa pergatitjeve si per shembull vendosja e mbeshtetesve te domateve apo trangujve, do te na duhet edhe te eliminojme mjaft barishte si pasoje e shirave te bollshem karakteristike te pranveres.


Mbjelljet me fara.
Lloje te sallatrave, domate, kastraveca, kunguj e kungulleshka, shalqi, pjeper, fasule e mashurka, pazì, karrota, bamje, kardo e argjinare, ndersa per patellxhane e speca le te themi se eshte disi vone.


Trapiante
Shalqi, pjeper, domate, kastraveca, sallata, patellxhane, speca, kunguj, qepe te njoma, bamje, pazì, spinaq.


Punime
Rregulli dhe estetika qe duhet mbajtur ne kopsht duhet filluar qe tani perndryshe me tej mund te behet me e veshtire. Si e thame edhe me siper mund te jete e nevojshme te mbahen nen kontroll barishtet e "keqia", sistemimi i suporteve te bimeve kacavjerrese si disa lloje fasulesh apo domatet, mbathja e atyre bimeve qe kane nevoje si per shembull patatet, prashitja dhe ajrosja aty ku terreni eshte i ngjeshur.

Me rritjen e temperaturave sigurisht qe do te fillojne te shfaqen edhe parazitet prandaj eshte mire qe te merren masat ne kohe per luftimin ndaj tyre me metoda natyrale per te cilat kemi folur ne artikuj te tjere e qe mund ti gjeni ne kategorine perkatese te faqes.

Mire u lexofshim heren tjeter e ju urojme sukses  😊



Çdo të thotë "BIO" ose çfarë është bujqësia organike?


Bujqësia organike
është një metodë kultivimi që lidhet me natyrën, jo përdorimin e produkteve të përftuara nga sinteza kimike.
Metoda biologjike lindi si një nevojë për shkak se bujqësia konvencionale ka aplikuar përdorimin e një sërë produktesh që mund të ndihmojnë fermerët, por me një ndikim të rëndë në mjedis: herbicide, fertilizantë, pesticide..
Shumë prej këtyre përbëresve rrjedhin prej naftës dhe substancave të projektuara për vrasjen e ​​mikroorganizmave, bimëve, sporeve ose insekteve.

Pasojat
e bujqësisë industriale janë shkatërruese, si për ndikimin ndaj mjedisit ashtu edhe për shëndetin e njerëzve dhe kafshëve, pra çdo gjë që na rrethon.
Pasi përdorimi i pakujdesshëm i këtyre trajtimeve ka rezultuar shumë i dëmshëm për mjedisin edhe qëniet e gjalla, kjo është arsyeja pse gjithnjë e më shumë fermerë kanë vendosur të përqafojne një filozofi të ndryshme duke ju kthyer metodave më natyrale dhe më respektuese ndaj ekosistemit.
Kultivimi me metodën bio do të thotë te tregosh kujdes ndaj tokës dhe burimeve të tjera natyrore, kryesisht uji dhe ajri, duke shmangur shfrytëzimin e tepruar.
Në bujqësinë organike jo thjesht përdoren vetëm produkte biologjike, por qëllimi mbi të gjitha është për të rikrijuar një ambient të ekuilibruar dhe pjellor, i cili nëpërmjet biodiversitetit dhe pranisë së organizmave e mikroorganizmave të dobishëm të mund të jetë ideal për rritjen dhe zhvillimin e bimëve.

Kopshti Bio dhe unë
Pra, nese duam te kultivojme nje kopsht per nevoja familjare apo per hobby duhet ta kemi te qarte se përdorimi i substancave të dëmshme të tilla si glifosati (erbicidi me i perdorur ne bote dhe shume i demshem) ka ndikim direkt mbi ata që konsumojnë perime dhe në veçanti të atyre që i kultivojnë ato. Në qoftë se ju përdorni pesticide toksike apo herbicide në kopsht pasojat me te medha do te jene per ata të cilët punojnë atje, pasi që kalojne shumë kohë në kontakt me bimët e trajtuara.
Keshtu qe, pse duhet te helmoj veten?
Uji nuk bën punë
Trajtimet kimike janë shpesh sistemike (nderhyjne ne sistemin bimor),  pra bëhet fjalë për helmet të cilat hyjnë në indet e bimëve dhe qe nuk mund të lahen me ujë. Kur ne i konsumojmë bashkë me to marrim edhe toksinat. Nëse doni të prodhoni fruta perime të shëndetshme sigurisht qe nuk mund ti trajtoni me substanca të tilla.
Konkluzion
Për këtë arsye nese duam te kujdesemi per shendetin tone nuk kemi rruge tjeter pervecse të zgjedhim të kultivojme me metoda biologjike.
Disa rregulla të thjeshta:
-Përdorni vetëm plehra me origjine natyrore: plehu i bagëtive për shembull, është një pleh i shkelqyer organik.
-Mos përdorni pesticide kimike ose fungicide. Ju mund të perballoni probleme si semundjet apo parazitet duke perdorur tretesira bimore te vetë-prodhuara ose të bleni preparate te gatshme me kusht qe mbi paketim të jete e shkruar qe është e lejuar në bujqesine organike.
-Përdorni fara ose fidane te certifikuar Bio.
Gjithashtu mund të ruani farat tuaja nga viti në vit (zgjedhja me e mire)


Theksojme se keto jane vetem disa principe nga me baziket per te filluar kultivimin biologjik, por ka shume me teper se kaq, gjera qe do ti mesojme pak e nga pak.. 



Nuk jeni intolerantë ndaj glutenit, por ndaj glifosatit; lidhja ndërmjet herbicidit dhe çeliakisë do të shpjegonte epideminë e re



Simptomat e te ashtuquajtures intolerance ndaj glutenit dhe celiakise jane ekstremisht te ngjashme me simptomat e gjetura tek kafshet e laboratoreve te ekspozuara ndaj glifosatit, dhe numri i rasteve eshte rritur me te njejtin hap te rritjes se perdorimit te glifosatit ne bujqesi.


"Celiakia, dhe me shume ne pergjithesi, intoleranca ndaj glutenit eshte nje problem ne rritje ne gjithe boten, e sidomos ne europe dhe ameriken e veriut, ku vleresohet se tashme vuan 5% e popullsise. Ketu propozojme qe glifosati, perberesi aktiv i herbicidit Roundup, te jete faktori shkaktar kryesor i kesaj epidemie" - shkruajne kerkuesit e nje analize prej 300 studimesh. Studimi i publikuar ne revisten Interdisciplinary Toxicology ne 2013 u injorua totalisht nga media me perjashtim te Mother Earth News dhe The Healthy Home Economist.
Tani qe glifosati po terheq vemendjen qe i takon pasi eshte konsideruar i fajshem ne nje ceshtje prej 280 milione dollaresh per kancer dhe definitivisht kancerogjen nga Organizata Boterore e Shendetit, do te ishte momenti i duhur te analizohej roli i substances tek celiakia.
Simptomat e te ashtuquajtures intolerance ndaj glutenit dhe celiakise jane ekstremisht te ngjashme me simptomat e gjetura tek kafshet e laboratoreve te ekspozuara ndaj glifosatit, mbeshtesin autoret e studimit Anthony Samsel, shkencetar i pavarur i cili ka qene edhe konsulent i EPA ne lidhje me ndotjen prej arsenikut e Rojes Bregdetare Amerikane mbi reaksionet e rreziqeve kimike, dhe Stephanie Seneff, kerkuese e Massachusetts Institute of Technology (MIT). Keta dy kerkues sinjalizojne nje studim te fundit te publikuar ne Journal of Crop and Weed se si glifosati ndikon ne sitemin tretes tek peshqit. Substanca pakesonte enzimat tretese dhe bakteret, crregullonte palat mukoze e shkatertonte strukturen e mikrovileve te murit intestinal. "Keto karakteristika shfaqen shume fort tek celiakia" - shkruajne Samsel e Seneff.
Gjithashtu, numri i personave te cileve u eshte diagnostikuar celiakia dhe intoleranca ndaj glutenit eshte rritur me te njejtin hap me rritjen e perdorimit te glifosatit ne bujqesi, duke filluar ne vitet '80 dhe kthyer ne rutine ne vitet '90, sidomos me praktiken e fundit te lagies se dritherave me herbicid pak para korrjes.
Edhe pse disa mbeshtesin se numri i rasteve te celiakise rreth viteve 2000 eshte rritur thjesht per faktin e permiresimeve te metodave diagnostikuese, kerkuesit kane listuar pikat e meposhtme te pikepamjes se tyre:

- Celiakia eshte e shoqeruar me cekuilibrime te baktereve intestinale che mund te shpjegohet plotesisht nga ndikimi i glifosatit mbi to.

- Celiakia ka lidhje me reduktimin e enzimave citokrome P450. Glifosati eshte i dalluar per pengimin e ketyre enzimave.

- Mungesat e hekurit, kobaltit, molibdenit, bakrit e te tjera metalesh te rralla te lidhura me celiakine mund ti atribuohen aftesise se forte te glifosatit ne eliminimin e ketyre elementeve.

- Mungesat e triptofanit, tirosines, metionines e seleniometionines lidhur me celiakine i pershtaten reduktimit te ketyre aminoacideve nga ana e glifosatit.

- Pacientet celiake kane edhe nje numer te madh rreziku linfoma non-hodgkin, ashtu si edhe ekspozimi ndaj glifosatit.

- Incidenca e linfoma non-hodgkin eshte rritur shume shpejt ne pjesen me te madhe te vendeve perendimore ne dhjetevjecaret e fundit. Statistikat e American Cancer Society tregojne nje rritje prej 80% qe nga vitet '70 kur glifosati ka hyre ne treg per here te pare.

- Problemet e shendetit riprodhues te lidhur me celiakine, si fertiliteti, aborti e keqformimet mund te shpjegohen si pasoje e ndikimit te glifosatit.


Si perfundim, ne duhet te jemi te lire prej glifosatit e jo prej glutenit. Dhe kjo do te thote te fillojme te ushqehemi shendetshem ne formen me te mundshme natyrale.
Bli ushqime biologjike te certifikuara, ose me mire akoma, kultivo bahcen tende me duart e tua pa perdorur keto lende shkaterruese.


















Bahçja në Prill


Kemi hyre tashme ne nje faze intensive persa i perket aktivitetit ne bahçen tone familjare e cila fillon e merr forme cdo dite e me shume. Nese duam qe te shijojme perimet qe aq shume i presim dhe me ato cilesi e vlera qe nuk i gjejme askund tjeter, duhet te pergatitemi pak e te perveshim menget sepse ky eshte nje muaj i mbushur me pergatitjet e fundit te terrenit si pleherimi (nese nuk e kemi bere me pare), eliminimi i  barishteve te mbira prej shirave te pranveres, mbjelljeve dhe trapianteve te shumta qe do te na sigurojne ato qe kemi vendosur te konsumojme gjate muajve jo vetem te veres por edhe me tej.



Mbjellje te farave direkt ne toke si:
Sallata, karrota, cikorie, fasule, argjinare, rrepa, panxhar, spinaq,  bamje, kungull, trangull, shalqi, pjeper, domate, speca, patellxhane, patate, apo ereza si rukola, borzilok e majdanoz.
Shume prej ketyre normalisht mund te mbillen edhe ne kubike e me pas te trapiantohen ne toke.



Trapiante.
Presha, qepe, sallata, rukola, pazì, spinaq, luleshtrydhe, etj.
Duke pasur parasysh qe prilli nuk eshte nje muaj shume i sigurte per trapiantimin ne fushe te hapur te domateve, trangujve, specave, patellxhaneve, kungujve, shalqinjve, pjeprave,  do ishte mire te pritet fundi i muajit per to dhe me mire akoma nese do te ishin te mbrojtura ne fazat e para.


Me rritjen e temperaturave normalisht do te kemi edhe rizgjimin e paraziteve, prandaj mos harroni te merrni masat si te mbroni kulturat tuaja me metoda biologjike dhe pa iu drejtuar nevojes se insekticideve te cilet demtojne cdo gje, neve te paret.
Nje alternative e mire jane grackat per te cilat kemi shkruar nje artikull tjeter e qe mund ta gjeni ne arkivin e faqes.

Duke shpresuar qe ky do te jete nje muaj zbavites ne kopshtin tuaj i mbushur me aktivitet fizik  te vlefshem per shendetin dhe humorin tuaj,  ju urojme pune te mbare e suksese.

Si kultivohen patatet



Nese kopshti eshte pasioni juaj me shume siguri qe edhe patatja ben pjese aty, por nese jo akoma nuk duhet ne asnje menyre ta anashkaloni pasi i kemi te gjitha mundesite qe ta kultivojme edhe nese disponojme pak hapesira.
Patatet jane nje ushqim i shendetshem, i zakonshem dhe qe perdoret shpesh ne pregatitjen e pjatave nga me te ndryshme te guzhines mesdhetare.






1 - Metoda klasike (tradicionale)
Kultivimi i patates direkt ne toke ne rreshta te rregullt e te barazlarguar eshte metoda me e perdorur dhe normalisht me rendiment me te larte. Nevojitet qe terreni te jete punuar thelle (30-40cm) edhe te pasurohet me pleh organik jo vetem qe te siguroje elementet e nevojshem ushqyes per rritjen, por me qellim edhe qe te sigurohet nje terren i shkrifet per zhvillimin e zhardhokeve, dhe gjithashtu do te ishte ne gjendje te ekuilibronte sasine e lageshtise e cila nese eshte e tepruar do te shkaktonte kalbjen e tyre.



- Patatet mbillen ne pranvere kur temperaturat kane filluar te stabilizohen mbi 10°C, pra ne varesi te klimes suaj pak a shume periudha eshte nga shkurti deri ne maj. Ne zona te vecanta e te ngrohta mund te mbillen edhe ne vjeshte.
Pra, patatet (duhet te keni siguruar patate per mbjellje, jo konsumi) vendosen ne nje thellesi rreth 10cm ne rreshtat qe keni hapur ne largesi 25-30cm nga njera tjetra, ndersa rreshtat mund ti distanconi 70-100cm.
Pas 2-3 javesh do te shihni se ato kane mbire.
Duhet patur kujdes me ujitjen e cila duhet te jete vec ne rast nevoje.
- Nje praktike e rendesishme ne kultivimin e patates eshte mbathja, qe konsiston ne terheqjen e dheut (me kazme apo tjeter vegel te pershtatshme) prej hapesires ndermjet rreshtave e duke e terhequr drejt bimeve duke i mbuluar nga pak perreth kercellit. Kjo mbron bimen prej te ftohtit ne fazat e para dhe favorizon zhvillimin e zharadhokeve e i mbron ato prej drites se diellit. Kujtojme qe nese zhardhoket e patates jane te ekspozuer ndaj rrezeve direkte te diellit ata shnderrohen ne ngjyre jeshile si pasoje e prodhimit te solanines e cila eshte toksike (pra, patatet jeshile nuk duhet te konsumohen). Normalisht gjate ciklit te tyre mbathja kryhet dy here, nje here ne faze te hershme kur bimet jane rreth 10-15 cm dhe kjo ne forme me te lehte ne krahasim me te dyten e cila duhet te jete me e plote kur bimet jane rritur rreth 20-30cm.



Para mbathjes mund te pleheroni nese e shihni te nevojshme. Gjithashtu gjate mbathjes keni rastin te eliminoni barishtet e "keqia".
- Maturimi ka arritur kur bimet jane plotesisht te zverdhura e te thara. Kohezgjatja e ciklit varet nga lloji i tyre (varieteti).



Me siguri kjo do te jete edhe faza me e bukur e qe mezi presim  😊

2 - Kultivimi ne kontenitor
Nese nuk kemi mjaft siperfaqe toke kjo nuk do te thote qe nuk kemi mundesi te kultivojme patate, pasi ato mund ti rrisim edhe ne tarrace apo ballkon, sigurisht ne sasi te limituar.
Ne kete rast nevojiten mbajtes te tille si canta, thase, arka, etj. te cilat mund te blihen apo qe mund ti kemi ne shtepi prej perdorimeve te meparshme per sherbime te tjera. Mjafton qe keto te jene rezistente dhe te mbushen me substratin e posacem per mbjellje te tilla.





Ketu nuk na mbetet gje tjeter vec t'ju themi gezohjuni punes se duarve tuaja e kur te merrni prodhimin ju befshin mire!  










Bahçja në Mars


Nese ka nje muaj qe "cmend" te apasionuarit e hortikultures eshte pikerisht ky, marsi i cili pritet me padurim per t'ju dedikuar mbjelljeve te perimeve.
Kush nuk ka kultivuar kurre nje bahce ne aspektin familjar mund te shfrytezoje rastin per te filluar pasi ky eshte muaji me i voltishem dhe rreziku i ngricave duket se eshte larguar.

Ardhja e pranveres tashme ka siguruar klimen e pershtatshme dhe ben te mundur mbjelljen e (thuajse) te gjitha llojeve te perimeve, le ti shohim me poshte.

Prit, mos u nxito..  😊  para se te argetoheni me mbjelljet ju kujtojme se nese nuk keni perfundur me pregatitjet e terrenit eshte mire qe kete ta beni tani. Punoni token e pleherojeni me qellim qe ajo te perthithe elementet ushqyes e te jete gati te prese bimet qe do te mbillen ne muajt pasues. Ne gjithmone do te rekomandojme plehun organik te cilin (nese nuk keni vete bageti) mund ta gjeni ne treg edhe ne format pellet ne thase.



.. atehere,

Ne fushe te hapur
Hudhra, qepe, bizele e bathe nese keni ngelur mbrapa.
Patate, sallate, karrota, selino, pazi, spinaq, rukola, rrepa, panxhar, cikorie.



Ne farishte
Ne ambjent te mbrojtur mund te mbillen ato te cilat mund te trapiantohen ne muajt e ardhshem.
Domate, speca, tranguj, patellxhane, shalqi, bostane, kunguj, lakra.



Trapiante
Kete muaj mund te trapiantohen luleshtrydhet, sallatat, rrenjet e asparagut, spinaqi.



Duke ju uruar sukses, zbavitje e argetim ne kopshtin tuaj se fundi ju rekomandojme qe gjithmone te informoheni e te shkembeni eksperiencat tuaja me te tjeret.

Pune te mbare!



Si përgatiten fidanët?



Te pergatisesh fidanet e bahces nuk eshte aq e veshtire sa mund te mendoni. Me disa gota, pak dherishte dhe farat e perimeve qe preferoni mund te kultivoni bimet tuaja per gjate gjithe ciklit te tyre, nga mbjellja deri tek vjelja.

Pse duhet ti pregatis vete fidanet ne shtepi?
Te njohesh momentet e para te ekzistences se bimeve eshte nje eksperience qe cdo i apasionuar i kopshtit duhet te provoje pasi kjo dhuron emocionet e veta.
Gjithashtu ju lejon te kurseni pak te holla sepse kostot e fidaneve te gatshem kushtojne ne menyre te konsiderueshme me teper.
Nje tjeter arsye e rendesishme eshte se keni mundesine ti rrisni pa qene nevoja te perdorni pesticide, gje qe eshte e rralle ose e pamundur tek fidanet e gatshem qe mund te bleni ne treg.


Si behet mbjellja
Pajisuni me substratin specifik per mbjellje, bikerina per mbjellje fidanesh (te cilet mund ti zevendesoni edhe me me gota te thjeshta, levozhga vezesh, apo cfaredo mbajtese te pershtatshme)
Mbushini kontenitoret qe keni dhe vendosni farat tuaja ne thellesine e duhur. Nje rregull e pergjithshme per kete eshte sa dyfishi i diametrit te fares, psh nese diametri i fares eshte rreth 0,5 cm ajo duhet te futet rreth 1 cm thelle. Per siguri eshte mire te vendosni 2 fara. Pasi i keni mbuluar dheu duhet te ujitet duke pasur kujdes qe te mos spostohen farat. Ashtu si thellesia, edhe perqindja e lageshtise se dheut percakton suksesin e mbirjes e ajo duhet te jete ne masen e duhur, pasi nje ujitje e tepert ose e pamjaftueshme mund te shkaktoje deshtimin e mbirjes.




Faza e mbirjes
Ujiteni dheun rregullisht duke e mbajtur te lagur ne masen e duhur e ne menyre konstante deri sa farat te mbijne.
Nje tjeter faktor themelor per mbirjen eshte temperatura e duhur. Megjithese cdo lloj fare ka nevojat e saj specifike, perimet me te zakonshme mbijne ne nje temperture prej rreth 20°C
Pra, nese doni te pergatisni vete fidanet tuaj duhet tu siguroni atyre kushtet e pershtashme.



Kujdesi gjate rritjes
Pasi te kene mbire bimezat e vogla kane nevoje per driten e diellit prandaj duhet te vendosen ne nje vend te ndricuar.
Aty ku kane mbire dy bime do t'ju duhet te eliminoni me te dobeten.
Ruajini nga era dhe shmangni luhatjet e temperatures.
Para se fidanet te trapiantohen ne toke do ishte mire qe ti pershtateshin me pare ambjentit te ri duke i zhvendosur ne menyre graduale ne ambiente me temperatura te ngjashme me ato te vendit ku do te mbillen.



Per te krijuar nje ambjent te pershtatshem mbase mund t'ju nevojitet te ndertoni apo te bleni nje farishte te gatshme.



Te lumshin duart  😉

Bahçja në Shkurt



Eshte akoma ftohte edhe jo shume aktivitet ka ne bahcen tone familjare, por me siguri pregatitjet duhet te vazhdojne ose se paku te fillojne per ata qe jane me vonese.

Mbase duhet te punoni token e ta pleheroni nese kjo nuk eshte bere ne fund te vjeshtes, sigurisht nese gjendja ne te cilen ndodhet e lejon, pra te mos jete teper e lagur edhe ngricat te kene kaluar.
Ose te planifikoni projektin duke pasur parasysh shoqerimet ose rrotullimet qe kemi pare ne artikujt e tjere.

Mbjelljet
Ato pak qe mund te mbillen kete muaj direkt ne toke jane: hudhrat, qepet (qepujka), skalonja, bizelet,  bathet, qiqrat, spinaqi, dhe mund te fillohet edhe me patatet gjithmone nese klima e zones suaj ua lejon.
Ndersa nese keni ndonje mini tunel plasmasi mund te mbillni edhe karrota, rrepa, rukola, sallate, ose edhe ti trapiantoni nese mund te siguroni fidane te gatshem.



Per ata qe kane pak durim dhe nuk mund te presin por me cdo kusht deshirojne te mbjellin domate, speca, patellxhane, kastraveca, kunguj, shalqi, pjepra ose te tjera tipike qe kerkojne temperatura me te larta u kujtojme se keto mund te mbillen vetem ne ambiente te ngrohta e me temperature konsante, psh ne mini serre me ngrohje, gjithsesi i duruari i fituari  ;)




Rrotullimi i kulturave në kopsht



Heren e kaluar folem pak per planifikimin dhe projektimin e kopshtit per mbjelljet e pranveres, gje e cila duhet me patjeter shikuar nen perspektiven e rrotullimit te kulturave.

Cfare eshte rrotullimi dhe per cfare sherben?
Me termin "rrotullim kultural" nenkuptohet nje vazhdimesi e kulturave te ndryshme ne te njejten parcele toke e cila parashikon rikthimin e tyre njera pas tjetres pas disa vitesh ne ate parcele.
Kjo teknike e hershme ben te mundur qe cdo vit terreni te prese e te rrise bime te ndryshme nga ato te vitit te kaluar, gje qe ruan per nje kohe me te gjate fertilitetin e terrenit, redukton semundjet e parazitet dhe na mundeson vjelje me te mira e te bollshme.

Planifikimi
Per te realizzar rrotullimin do te na duhet te bejme nje planifikim 3 ose 4 vjetor dhe per kete fillimisht  duhet te ndajme bimet ne 3-4 kategori sipas nevojave te tyre per lende ushqyese ose sipas vetive te tyre.

1 - Bimet shfytezuese, jane ato me kerkesa te larta ushqyese dhe qe varferojne terrenin, si: domatja, kungulli, patatja, trangulli, patellxhani, lakrat, etj.
2 - Bimet me nevoja te mesme, pra ne krahasim me ato me siper u nevojiten me pak ushqim, si: qepet, karrotat, hudhrat, sallata, etj.
3 - Legumet, familja ne te cilen bejne pjese fasulet, bizelet, batha, qiqrat, thjerrezat, lupini, etj. dhe qe kane nevoje akoma me pak per ushqim, e jo vetem kaq, ato madje e pasurojne terrenin me azot.
4 - Speciet e rinovimit, jane bime te cilat nuk mbillen me objektiv te vjelat por pasurimin e terrenit.

Le te marrim nje shembull praktik
Ndajeni token tuaj ne 4 parcela.
Ne parcelen "A" vitin e pare pasi terreni eshte pleheruar mire me pleh organik mund te mbillen bimet me nevoja me te larta si ato te pikes 1.
Vitin e ardhshem ne kete parcele do te mbillen ato me me pak nevoja, pra te pikes 2.
Vitin e trete ne kete parcele do te mbillen ato te pikes 3.
Dhe vitin e katert mund te mbillen nje mix bimesh te cilat sherbejne per te rinovuar terrenin, si: vicia sativa, terfili, melilotus, jonxha, façelia, koriandri, kalendula, karrota e eger, cikoria e eger, borraxhine, fiordalisi, etj. Keto bime lihen te rriten deri ne lulezim pastaj korren dhe fundosen ne terren duke u kthyer keshtu ne fertilizante. Kjo teknike quhet Permbysja e mases se gjelber per te citen do te flasim edhe me tej.





Nese nuk mund te permbushni kete te fundit, atehere mund te perdorni nje plan 3 vjetor vetem me tre pikat e para.

Nje forme tjeter eshte duke i ndare bimet ne 3 grupe te tjera sipas pjeses se tyre te ngrenshme.
1. Perime me fruta te ngrenshem (domatja, speci, trangulli etj.)
2. Perime me zhardhoke ose rrenje te ngrenshme (patatja, karrota, qepa, finoku, etj.)
3. Perime me gjethe te ngrenshme (sallata, spinaqi, pazia, cikoriet, etj.)

Pra, mund te kryeni rrotullimin edhe ne baze te tipit te tyre sipas pjeses se ushqyeshme.

Permbledhje
Rrotullimi i perimeve ne kopsht eshte i nevojshem per disa funksione dhe luan rol themelor per rinovimin e terrenit dhe cilesite e tij:

1- Cilesite fizike
(permiresimi i struktures se terrenit, aftesise se filtrimit te ujit dhe ajrimit, rritja e aktivitetit te mikroflores, rritja e lendes organike)
2 - Cilesite kimike
(pasurimi i terrenit me elemente ushqyes, ruajtja e ph dhe fertilitetit ne menyre konstante)
3 - Cilesite biologjike
(reduktimi i barishteve te keqia, reduktimi i patogjeneve ne terren)



Pune te mbare!









Bahçja në Janar


Duke shpresuar qe keni kaluar mire me festat dhe jeni duke menduar per kopshtin tuaj, ja ku jemi duke rifilluar e duke ju kujtuar se pari se te veteprodhosh ushqimin e perditshem eshte nje nder gjerat me te rendesishme pasi me shendetin nuk mund te luhet dhe prandaj ajo cfare konsumojme luan nje rol kyç.

 Janari eshte muaji ne te cilin mbase dedikohen me pak ore se zakonisht ne kopsht per faktin se temperatura, ngricat, shirat apo bora nuk i mundesojne punimet ne te, prandaj mundemi akoma ti kenaqemi zjarrit bubulak ne shtepi..  😊
Gjithsesi, nese nuk kemi shume pune fizike kjo nuk do te thote se nuk ka asgje per te bere, ky eshte nje muaj maft i mire per pergatitje, organizim e projektim, sigurimin e farave, veglave te punes etj.

Kush kishte mbjelle ne vjeshte akoma mund te vjele lulelaker, brokoli, panxhar, finoke, cikorie, rrepa, karrota etj. nese keto kane qene te mbuluara me plasmas apo pelhure te pershkueshme si tek foto me poshte, ndersa per ju qe nuk keni mbjelle mire eshte qe keto ti dini per dimrin e ardhshem.



* Projektimi
Kush ka filluar te kultivoje e di nga pervoja qe jo gjithmone eshte shume e thjeshte per te organizuar ne menyren me te mire te mundshme, prandaj duhet marre pak kohe per te projektuar kopshtin ne baze te: siperfaqes qe kemi dispozicion, nevojave tona, ekspozimit ndaj diellit, eres, burimeve te ujit, titpit te terrenit, llojeve qe deshirojme te mbjellim etj.
Kur te merrni nje karte e pene per te dizenjuar, mos harroni qe kopshti nuk eshte thjesht "magazina" e ushqimit tuaj, por edhe nje vend relaksi i pasur ne biodiversitet per ne, femijet, apo kafshet shtepiake.



* Dizenjimi
Pasi keni perfunduar projektin sipas pikes me siper tani do tju duhet ta zbatoni e ju nevojitet spango e kunja per te percaktuar zonat.
Nese nuk keni akoma pleheruar token kete mund ta beni tani qe te jete gati per mbjelljet e pranveres, dhe ajo qe ne rekomandojme eshte qe te perdoret pleh natyral te cilin (nese nuk e keni vete) mund ta gjeni prane fermereve qe njihni. Keshillohet qe toka te mos punohet nese ka akoma ngrica.


* Sigurimi i farave
Pasi keni hartuar e zbatuar projektin, duhet te mendoni per ate cka eshte me e rendesishme, farat. Kjo eshte nje teme me vete per te cilen kemi folur edhe here te tjera, por kesaj radhe thjesht do t'ju kujtonim qe te filloni ti gjeni dhe me e mira eshte te perdorni farat e bimeve qe i keni veteprodhuar ju apo miqte tuaj prej vitesh, mundesisht te jene sa me antike edhe lokale, pasi jane me rezistente ndaj semundjeve dhe paraziteve. Nese nuk keni pervojen e duhur per te prodhuar nje bime prej fares (dhe kete do e shohim me tej), atehere do t'ju nevojitet ne momentin e duhur te bleni fidane te gatshem.




* Mbjellje ne janar
Megjithese eshte pak ftohte, nese ndodheni ne nje zone me klime te bute mund te mbillni hudhra (thelpinj), qepe, bizele e bathe.
Ndersa ne minitunele mund te mbillni sallate, karrota, valeriana, rukola, cikorie e rrepa.

Nje ide e mire eshte te pyesni banoret e zones tuaj te cilet kultivojne prej vitesh dhe prej eksperiences se tyre mund t'ju ndihmojne ne lidhje me kohen e mbjelljeve.